Politikë
Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës

Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit.
Bëhet fjalë për një nga figurat televizive jo pak të njohura, moderatoren Floriana Garo.
Kjo e fundit është parë në takime me drejtues të lartë të PD-së, ndërsa është takuar dhe me vetë kryedemokratin Basha.
Sipas burimeve të CNA.al, PD i ka ofruar Garos vend fitues në listat e saj për qarkun e Durrësit.
Por kush është Floriana Garo?
Ajo ka lindur në Durrës më 15 shkurt 1987. Është vajza e profesorit të kolegjit Sofokli Garo dhe Teuta Garo. Në 2002, ajo dhe familja e saj u transferuan në Shtetet e Bashkuara ku jetoi për tetë vjet.
Garo është një e diplomuar në City College të New York-ut ku ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare.
Floriana është autore dhe drejtuese e emisionit të jetës “Jo vetem mode” në televizionin kombëtar Klan.
Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss World 2012 në Ordos, Kinë.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Garon të përfshihet në politikë, por kandidimi në siglën e PD, pret ende konfirmimin e Florianes ./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...