108 vjetori i Policisë së Shtetit/ Hoxha kujton sakfiricën e 224 burrave për Shqipërinë
Gazetarei Artan Hoxha ka kujtuar themelimin e policisë së Sh...
Mjeku Erion Dasho, ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar mbrëmë nga emisioni investigativ ?Stop? ku një sanitare e spitalit ?Shefqet Ndroqi? i mori 8 milionë lekë vajzës së një paciente me Covid për t?i shërbyer,
Sipas Dashos, gjatë pandemisë ka pasur dhe ka përfitues të tjerë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho rendit përfituesit e tjerë gjatë pandemisë së Covid-19.
Më tej ai ndalet tek disa mjekë e infermierë ?kompetentë?, që marrin sipas tij deri në 3 mijë euro për të referuar pacientë në Turqi.
?PËRFITUESIT E VËRTETË TË COVID-IT
Historia e dhimbshme e pacientes që humbi jetën në Spitalin COVID-2 ndërkohë që familja paguante shuma të majme për të marrë një trajtim sado pak njerëzor, ka potencialin të hapë një kuti pandore. Sigurisht, ministria reagoi menjëherë duke kërkuar ndëshkim shembullor të fajtores sipas parimit ?hajdut është ai që kapet?. Ndërkohë, publiku pyet ?A ka patur përfitues gjatë pandemisë së COVID dhe cilët janë ata??
Së pari, duhet shmangur anatemimi i infermiereve dhe sanitareve të cilat gjatë pandemisë thjesht mund të kenë zëvendësuar dyqind lekëshin e ?zakonshëm? që futet në xhepin e përparëses me ndonjë pesëqind lekësh. Sigurisht, kjo është e dënueshme nga pikëpamja morale, etike dhe ligjore, por nuk është ?hataja? e vërtetë. Në se përllogaritet se shqiptarët kanë shpenzuar më shumë se 100 milion euro për të trajtuar privatisht familjarët e tyre të sëmurë me COVID, këto para duhen kërkuar gjetkë.
Të parat në radhë janë shpenzimet për medikamente. Gjatë vitit 2020 u konstatua një rritje e eksportit të medikamenteve me një vlerë disa dhjetëra milion euro. Këto janë antibiotikët dhe antikoagulantët e blerë në farmaci si karamele dhe antiviralët e përshkruar pa asnjë evidencë mjeksore, shpesh nëpërmjet SMS-ve qarkulluese.
Në kushtet e papërgjegjshmërisë së shtetit dhe përpjekjeve për të shmangur trajtimin në spital, kategoria tjetër e shpenzimeve ishte për blerjen e pajisjeve BiPAP, CPAP, bombolave të oksigjenit dhe rimbushjen e përditshme të tyre. Këto i shtuan edhe shumë milionë të tjerë faturës së qytetarëve, në kushtet kur mijëra familje shqiptare kanë patur shpenzime të rendit të disa mijëra euro për pacient.
Një tjetër kategori ishin shpenzimet për kurim jashtë shtetit ku ndërthurreshin tre pëfitues – kompanitë e çarterve mjeksorë, spitalet pritëse në Turqi dhe, shpesh, mjekët apo infermierët sekserë në Shqipëri. Këta të fundit (një grusht ?kompetentësh?), kanë përfituar shuma nga një deri tre mijë euro për çdo pacient të referuar për trajtim në spitalet e Turqisë dhe Italisë. Në se sillet në vëmendje që disa qindra pacientë kanë shkuar në Turqi për kurim, llogaritë janë të lehta për t?u bërë.
Laboratorët dhe klinikat private në Shqipëri janë një tjetër përfitues i madh prej epidemisë. Mjafton një temperaturë 37.5 gradë për t?ju nënshtruar skanerit njëqind apo dyqind euro dhe listës së analizave që së bashku me testin e tamponit shkojnë jo më pak se dyqind euro të tjera. Shpesh kjo paketë përsëritet disa herë gjatë dekursit të sëmundjes. Përfitues tipikë këtu janë edhe klinikat e disa eminencave që u mbijnë shqiptarëve çdo natë para syve nga ekranet e studiove televizive.
Së fundi, një kategori përfitimesh që nuk do të mësohen kurrë janë përfitimet nga tenderave sekretë. Miliona euro janë prokuruar këta muaj nën petkun e sekretit shtetëror, a thua se ministria dhe spitalet po blinin lëndë të parë për vaksinat dhe jo maska kineze prej lecke! Çdo blerje e kryer në kushte mungese transparence ka dashur-pa-dashur hijen e dyshimit për përfitime të paligjshme!
8 milionë lekë të përfituar nga një sanitare (e vetme apo në bashkëpunim pak rëndësi ka) janë një pikë uji në oqeanin 100 milion euro që kanë paguar deri tani shqiptarët të lënë në baltë dhe të tradhëtuar nga qeveria e tyre!
Ministria e shëndetësisë në vend të shoë-t të radhës me ndëshkimin e fajtores, bën mirë të hapë spitalet COVID ndaj familjarëve me qëllim që këta të shohin e të prekin familjarët e shtruar në ta. Nuk jetojmë në kohën e leprozariumeve mesjetare, por në Europën e shekullit të 21-të!
Më pak sekrete dhe atmosferë mbytëse dhe më shumë transparencë do të bëjnë të mundur të kemi më pak ?Tire? dhe më shumë pacientë të shëruar e familjarë të kënaqur nga shërbimi!
Përndryshe, ndëshkimi i Tires do të mbetet ndëshkimi i një ?koke turku? për të mbuluar përfituesit e vërtetë të epidemisë…?, shkruan Dasho./CNA.al
Gazetarei Artan Hoxha ka kujtuar themelimin e policisë së Sh...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se përpjekja ...
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e sotme një s...
Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme n...
Darka luksoze e disa prej anëtarëve të qeverisë në një resto...
Pyetur nga Euronews Albania nëse i ka dhuruar vaksina Shqipë...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar sot lidhur me ardhjen...
Fenomeni i vjedhjes, si një nga krimet më të përhapura sidom...
Gati 20-30% e punonjësve që do të investohen për ndërtimin e...
Pas Tiranës, Vlora është qyteti i dytë që pritet të nisë fus...
Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat u lanë jashtë program...
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka ndëshkuar me masën admi...
Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Parisë Soc...
GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Klaudjo Zhillën. Zhi...
Zbulohet “misteri” i importimit të vaksinës kundër Covid-19....
Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka denoncuar se Policia e...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sot sërish ka reaguar në ...
Prej ditësh së djeshme, edhe sot po vijohet me injektimin e ...
Si pasojë e uljes së temperaturave, në zonat veriore akulli ...
Sot është dita e dytë e vaksinës anti Covid, e cila po kryhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...