web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qytetarët paguhen nga zyra e kunatit të Bashës”/ Topalli: Adresa falso shpërndajnë propagandën e PD

13 Janar 2021, 12:39, Politikë CNA

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim ka reaguar për sulmet që janë ngritur ndaj saj.

Sipas Topallit, sulmet ndaj saj kanë lindur nga zyra e propagandës së kunatit të Lulzim Bashës, që sipas saj kanë gjetur mënyrën e hapjes së adresa falso dhe për të shpërthyer ndaj saj dhe për të shpërndarë propagandën e PD.

Duke treguar edhe diferencën mes saj dhe Bashës, Topalli tha se nuk është e korruptuar si ai dhe se nuk jeton në vilat e oligarkëve.

Duke komentuar edhe krijimin e PD, ajo tha se lindi si një lëvizje kundër diktaturës dhe tashmë është kthyer në shërbim të kryetarit.

?Unë bashkëpunoj me demokrat dhe njerëz të lirë, jo me të koruptuar, ndryshe nuk do isha këtu. Ne do marim aq mandate sa të kemi fuqinë të largojmë tre kryetarët e koruptuar.

Paguhen nga zyra e kunatit për të bërë statuse dhe për ti shpërndarë. ato më inkurajojnë për tu mobilizuar kundër këtyre që duan të na lidhin duart. unë do bëj një betejë për të larguar Edi Ramën, Lulzim Bashësn dhe Ilir Metën. Shumica janë me adresa falso.

Nuk jam aksionere me koncesionarë, nuk vë gjoba, as për darka as për dreka, unë nuk jetoj në vilat e oligarkëve.

Shqiptarët kanë nevoj për lëvizje, sepse nuk kanë më besim tek këto tre persona. Unë po kërkoj të silet shpresë dhe brezi i ri të sjellë një elitë politike.

PD ka lindur si forcë kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe po kthehet në forcë të funksion të kryetarit?, tha Topalli./CNA.al





Lajmet e fundit nga