web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ping pong” replikash/ Basha-Ramës: Largohu që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë

5 Janar 2021, 11:03, Politikë CNA

Vijojnë replikat mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

Pak më herët, duke iu përgjigjur akuzave të presidentit Meta, Rama deklaroi se ?Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t?i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Menjëherë është përgjigjur dhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili shkruan se Rama po përpiqet të fajësojë të tjetër për dështimet e tij.

“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës.Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.”/CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga