web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video rrënqethëse/ Familja me dy invalidë në shtëpi, bën apel për ndihmë

29 Dhjetor 2020, 12:46, Sociale CNA

?Ata që kujtojnë Zotin, të na ndihmojnë dhe ne!? Ky është apeli i familjes së Ramazan Metës nga fshati Brar i Tiranës e përberë prej 4 anëtarësh.

Të zhytur mes skamjes ata jetojnë në një barakë të improvizuar përkohësisht, pasi dhe banesa e vjetër që kishin u dëmuta nga tërmeti i nëntorit të kaluar.

Kryefamiljari Ramazan Meta është invalid, por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe djali ka lindur me probleme të shëndetit mendor.

Jetojnë vetëm me pensionin e invalidit, dhe shpresa e tyre e vetme është që dikush ti ndihmojë.

Ndonëse kanë trokitur në cdo derë, për rindërtimin e shtëpisë së tyre, nuk kanë gjetur përkrahje.

Në atmosferën e festave të fundvitit, ata luten që dikush të vej dorën në zemër.

Kontakt: Ramazan Meta 0682787848





Lajmet e fundit nga