web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"70 milionë euro për vaksinën"/ Reagon ambasadori Soreca: BE ka treguar se Shqipëria…

28 Dhjetor 2020, 13:16, Politikë CNA

Sot komisioni evropian miratoi një paketë prej 70 milion ? nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinat kundër COVID-19.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ambasadori i BE-së ne Shqipëri, Luigi Soreca i cili  ka theksuar edhe një herë bashkëpunim dhe partneritet të privilegjuar që ka mes Unionit Europain dhe Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Soreca përmes një postimi në twitter shprehet se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët e saj.

?Gjatë krizës së COVID-19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës.  70 milion ? për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekësore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE?, shkruan Soreca./CNA.al





Lajmet e fundit nga