web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 S’kishte me kë të festonte Krishtlindjet/ I moshuari telefonon policinë dhe i kërkon shoqëri

26 Dhjetor 2020, 07:22, Kosova & Bota CNA

Historia e një 94-vjeçari në Itali ka bërë bujë në lajmet e mediave italiane për festën e Krishtlindjeve.

I moshuari i cili nuk kishte me kë të festonte Krishtlindjet zgjodhi të thërriste Policinë t?i bënte shoqëri.

?Jam 94-vjeçar, i vetmuar në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, por kam nevojë për një person me të cilin mund të bëj dolli për Krishtlindje?, ka qenë thirrja që italiani 94-vjeçar Alto Reno i ka bërë policisë.

Dy policë i ishin përgjigjur thirrjes dhe kishin shkuar në shtëpinë e të moshuarve ku ai po i priste. Ata, siç raportojnë mediat italiane, biseduan me të moshuarin, ngritën dolli dhe më pas bënë video-telefonatë me familjarët e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga