web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bukë dhe cirk me hallet pirg!/ Veliaj shpërdoron 30 milionë lekë për fishekzjarret e fundvitit

22 Dhjetor 2020, 18:18, Politikë CNA

Megjithëse vendi po përballet me kriza të një pas njëshme, siç ishte tërmeti që la shumë shqiptarë në qiell të hapur apo pandemia e Covid-19 që bëri shumë të tjerë mbeten pa punë, kriza duket se nuk është ndier nga Bashkia e Tiranës.

Pak ditë më parë, pas zbukurimeve që i bëri kryeqytetit për festat e fundvitit, bashkia hapi dhe një tender për blerjen e fishekzjarrëve me vlerë afërsisht 30 milionë lekë.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i cili dënon ?shfaqet elektrizuese? të Veliajt në kohë pandemie.

Kush tha që s’kemi shkop magjik? 30 milionë lekë për fishekzjarre vetëm Tirana!

10 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar!

Përse? Se duhen xixa, hare, gëzim.

Paçka se mjekët po na ikin njëri mbas tjetrit nga mungesa e mjeteve mbrojtëse spitalore. Punë tjetër se shqiptarët s’marrin asnjë kacidhe nga shteti për të përballuar shpenzimet e kurës anti-Covid. Po bizneseve që vunë kyçin se falimentuan, u dha kush para për të mbrojtur vendet e punës?

Sa banorë të prekur nga tërmeti ka vetëm në Tiranë që paguajnë qira për të futur kokën. Ka pallate që duhen shembur e janë ende në këmbë. Po kush do t’ia dijë?

Shokët e komitetit ekzekutiv të Tiranës me kryefirmëtarin Erion Veliaj do na dhurojnë një shfaqje elektrizuese që të harrojmë.

Kujt i ra halli për pjesë le të presë. Administrata e bashkisë do dalë familjarisht në shesh të tundë dynjanë.

Bukë dhe cirk me hallet pirg.





Lajmet e fundit nga