Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Është miratuar akti normativ i qeverisë, për amendimin e ligjit për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, e që lidhet me vrasjet që kryhen gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ndryshimi i ligjit erdhi menjëherë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit, ndërkohë që qeveria e konsideroi vrasjen aksidentale, dhe akordoi një pension të posaçëm për familjen e tij. Menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare ky akt do të hyjë në fuqi, dhe do të mund të përdoret në rast se precedentë të tjerë tragjik do të përsëriten.
?Vdekja aksidentale e të riut por edhe raste të tjera të ngjashme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës së organeve ligjzbatuese, përveç dhimbjes për humbjen e personit të familjes, krijojnë edhe vështirësi të natyrës ekonomike për familjen e tij. Duke marrë në konsideratë moshën aktive për punë, dhe po ashtu faktin se mund të jenë kontribuues në të ardhura në familje shikojmë të nevojshme dhënien e një ndihme financiare familjes përkatëse?, thuhet në relacionin e qeverisë, edhe pse nuk përmendet emri konkret i të ndjerit Rasha.
Më tej theksohet se humbja e jetës aksidentalisht, nga një veprim i punonjësit gjatë ushtrimit të detyrës, përveç të tjerave vë në vështirësi financiare familjen dhe e çon atë në varfëri sidomos në rastet kur pjesëtarët e familjes janë në moshë të thyer apo në moshë minorene.
?Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit?, thuhet në amendamentin e paraqitur nga Qeveria për miratim nëpërmjet këtij akti normativ.
Sipas përcaktimit të mësipërm, familja e të ndjerit përfiton trajtim financiar në masën e tetëfishit të pensionit social (afërsisht 61 000 lekë në muaj) dhe është mbi nivelin e pagës mesatare duke kompensuar mungesën e të ardhurave për familjen nga humbja e jetës. Vendimi i qeverisë ka shkaktuar përplasje të forta dhe kjo për faktin se vrasja Rashës u cilësua si aksidentale në vendimin për dhënien e masës së pagesës. Por në këtë relacion theksohet se termi aksidental nuk i pengon organet e drejtësisë të kryejnë hetimin nëse vepra penale është kryer me dashje ose jo.
?Termi ?aksident? që përdoret në legjislacionin e sigurimeve të kompanive private u përfshi pikërisht në legjislacionin e sigurimeve shoqërore që kryhet nga shteti, si një terminologji e përdorur gjerësisht në këtë fushë. Pra, humbja e jetës konsiderohet aksidentale por jo veprimi i punonjësit të organeve ligjzbatuese, pasi kjo i takon organeve të drejtësisë që të përcaktojnë nëse vepra penale është kryer me dashje ose pa dashje, nga pakujdesia, me paramendim ose jo etj?, thuhet në këtë relacion./CNA.al
Dje Top Channel kishte festën e tij, ditën kur kishte dalë m...
Një raport i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drog...
Konspiracionisti Alfred Cako ka qenë i ftuar pasditen e sotm...
Duke filluar nga dita e do të nisë shpërndarja e shpërblimev...
Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ba...
Qeveria shqiptare ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes s...
Prej kësaj të hënë 6 qendra shëndetësore në kryeqytet do të ...
Aktori Mehdi Malkaj, ka reaguar ashpër për sjelljen e polici...
Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pas dhunës së ushtrua nga ...
Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezantonin...
Brenda këtij muaji, Parlamenti do të zgjedhë Inspektorin e P...
Aktori Neritan Liçaj ka qenë i pranishëm sot në protestën pë...
Roland Bicerri është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shp...
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit po proteston para Ministrisë...
OSSHE bën me dije përmes një njoftimi publik se ditën e nesë...
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 shkaktoi plot 53 viktima ...
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç ka rea...
Vajzat e lajmeve janë të përkëdhelurat e publikut nazeli shq...
Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor që të çon drejt ...
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1927 testime, 290 të shër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...