web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëlqim Ganajt i përfundon mandati/ Nesër zhvillohen seancat dëgjimore me kandidatët për kreun e ri të Inspektoratit të Pasurive

20 Dhjetor 2020, 19:05, Aktualitet CNA

Brenda këtij muaji, Parlamenti do të zgjedhë Inspektorin e Përgjithshëm për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive.

Për të qenë kryeinspektor, në vend të Ganajt të cilit i mbaron mandati garojnë 6 kandidatë.

Nesër Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seancë dëgjimore me: Evgjeni Basharin, aktualisht sekretare e përgjithshme e Inspektoratit, Eridian Salianji që është përfaqësuesi zyrtar i PS-së në KQZ, Lefterie Lleshaj ish-kryetare e KQZ-së, Evis Fico, Helena Papa dhe Dhimitrulla Spiro.

Posti i kryeinspektorit të Kontrollit të Pasurive është i rëndësishëm jo thjesht për shkak të faktit se ai verikon pasurinë e të gjithë krerëve të shtetit e administratës shqiptare, por veçanërisht për shkak të rolit që ai luan në procesin e vettingut për gjyqtarët e prokurorët.

Kryeinspektori zgjidhet nga Parlamenti me 84 vota për një mandat 7- vjeçar; në rast se nuk arrihet ky kuorum atëherë pas një jave Kuvendi përserit votimin por këtë herë mund ta zgjedhe me 71 vota./CNA.al





Lajmet e fundit nga