Të veshur si babagjyshë trafikuan 2 ton kokainë në Gjermani/ Policia godet bandën shqiptare
Policia e Hamburgut në Gjermani kreu një operacion gjigant p...
Kosova pritet të sigurojë falas 360 mijë vaksina, kurse pjesën tjetër do ta blejë. Ndërkohë zyrtarë të OBSH-së në Kosovë parashohin që procesi i vaksinimit në Kosovë nuk mund të fillojë para stinës së pranverës.
Festat e fundvitit edhe Kosovën do ta gjejnë me masa të nevojshme dhe një plan të ri për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ndonëse autoritetet nuk kanë specifikuar ende, nëse do të ketë mbyllje të plotë për shkak të gjendjes jo të përmirësuar me pandeminë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh, se institucionet janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit. ?Institucionet shëndetësore do të mbesin të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve?, shkroi Hoti në Facebook.
Sigurimi i vaksinës ? prioritet
Situata me pandeminë në Kosovë javët e fundit ka qenë kritike për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe vdekjeve. Vetëm dy ditët e fundit numri i infektimeve shënoi rënie. E përderisa disa vende tashmë kanë filluar marrjen e vaksinës anti-Covid dhe disa të tjera paralajmërojnë së shpejti, Kosova po bën përpjekje për sigurimin e vaksinave, thotë kryeministri Hoti. ?Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to?, thotë Hoti.
Por, si do ta sigurojë Kosova vaksinën? Shpresat janë tek Bashkimi Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do ta ketë si prioritet ndihmën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.
?Ne kujdesemi edhe për fqinjët tanë. Bashkimi Evropian do të koordinoj donacionet e vaksinës nga shtetet anëtare, posaçërisht për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët?, ka thënë Von der Leyen, duke folur pas samitit të fundit të BE-së. Mediet në Prishtinë duke ju referuar burimeve nga Komisioni Evropian, shkruajnë se vaksinat për vendet e Ballkanit do të sigurohen nga koalicioni ndërkombëtar COVAX ku BE -ja ka rolin kryesor. Në këtë koalicion ndërkombëtar për sigurimin e vaksinës janë 184 shtete të botës.
Vaksinat anti-Covid kërkojnë kushte të veçanta të ruajtjes dhe transportit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, sipas kryeministrit Hoti po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komunat. ?Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë në ballë të kësaj beteje?, thotë kryeministri Hoti.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kërkohet që strategjinë e tyre të vaksinimit ta zhvillojnë në përputhje me udhëzimet që ka dhënë Komisioni Evropian për vendet anëtare, duke e bërë kështu më të lehtë ndihmën e BE-së dhe koordinimin me shteteve anëtare. Sipas BE-së tashmë janë duke u bërë koordinimet mes Komisionit Evropian, vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të siguruar dozat e para të vaksinave.
Vaksina jo para pranverës në Kosovë
Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përfaqësia në Kosovë, Isme Humolli, thotë se procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë nuk mund të fillojë para stinës së pranverës. ?Ne po shpresojmë si OBSH që të jetë gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasat për me fillu më herët nuk ka duke pasur parasysh sasinë e vogël e vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdha që janë në mbarë botën?, thotë Humolli.
Sipas saj, Kosova përballet me mungesë të kushteve teknike dhe profesionale për vaksinën e re dhe OBSH është duke i mbështetur autoritetet në përgatitjen e terrenit për fillimin e vaksinimit të popullatës. ?Si OBSH e kemi anën teknike do të thotë do të bëjmë trajnimin e stafit mbi dhënien e vaksinës, për mbikqyrjen e efekteve të padëshiruara pas vaksinale, identifikimin e tyre, regjistrimin e vaksinave e kështu me radhë?, thotë Isme Humolli.
Një hap tjetër e bëri edhe ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj. Javën që shkoi ai nënshkroi aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet Aleancës Botërore të vaksinimit. Sipas ministrit Zemaj, Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë. Kosova ka 1.7 milionë banorë. Që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, janë shënuar më shumë se 43 mijë të prekur me Covid-19. 1120 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 29 mijë janë shëruar. Raste aktive të prekur me koronavirus, në Kosovë sipas IKSHPK-së, janë rreth 11 mijë e 500 persona./DW
Policia e Hamburgut në Gjermani kreu një operacion gjigant p...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri ...
Qeveria e Kryeministrit Britanik Boris Johnson mendon se nje...
Gjermania futet sot në një karantinë të ashpër, për shkak të...
Gjermania të mërkurën kalon për herë të dytë në lockdown. Pë...
Për herë të dytë brenda një viti Gjermania kufizon fort jetë...
Franca ka zëvendësuar bllokimin të dytë kombëtar me një shte...
Për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i polic...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zgjodhi të martën...
Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë disa...
Qeveria e Serbisë ka vendosur të kërkojë testin negativ të k...
Tre valixhe me mbetje njerëzore janë gjetur pranë burgut Sol...
Vaksina kundër virusit COVID-19 nga kompania Moderna duket t...
Bie numri i infektive me COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që num...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotmë në Fu...
Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për media ka njoft...
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë diagnostikuar 73.85...
Fushata e imunizimit kundër koronavirusit nisi edhe në Kanad...
Një numër vendesh evropiane kanë vendosur masa të rrepta të ...
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në botë, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...