Arben B-ja si vrasës publik
Askush nuk do ta mendonte se Arben B-ja, një politiqen i vje...
Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovi?, tha sot se ?autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në kontrollin e protestave dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës?
Deklarata e Komisionerit vjen si reagim ndaj përplasjeve në qendër të Tiranës, mes policisë dhe protestuesve, pas vrasjes javën e shkuar të një të riu 25 vjeçar, Klodian Rrashaj, nga një punonjës policie. Për disa ditë me radhë zonat kryesore të kryeqytetit u kthyen në një teatër shfaqjesh të dhunshme, me protestuesit, kryesisht të rinj, të cilët sulmuan me gurë dhe sende të forta policinë, institucionet publike si dhe dëmtuan e dogjën semaforë, sinjalistikën rrugore apo dhe dekorin e Festave të fundvitit. Policia nga ana e saj u përgjigj duke përdorur ujëhedhësat, spërkatësit me piper dhe gazin lotsjellës.
“Përgjigja ndaj pandemisë COVID-19 nuk u jep autoriteteve dorë të lirë për të përdorur forcë në kontrollin e protestave,” thotë Komisioneri, duke vënë në dukje se mjetet e përdorura nga policia kanë çuar, sipas deklaratës ?në plagosjen e disa protestuesve dhe ndalime në shkallë të gjerë, përfshirë fëmijë?.
?Policia ? nënvizohet më tej në deklaratë – duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahet nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedural, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre.”
Sipas zonjës Mijatovi? ?autoritetet duhet në çdo kohë të tregojnë tolerancë zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës, të cilët duhet të identifikohen, të sillen para drejtësisë dhe të dënohen në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Udhëzimet për Çrrënjosjen e Mosndëshkimit për Shkeljet Serioze të të Drejtave të Njeriut, miratuar nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës në 2011?.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mohoi që nga ana e policisë të jetë ushtruar dhunë. ?Nëse e marrim pamjen e përgjithshme, pa hyrë në një detaj këtu, një detaj atje që mund të ketë gjëra që nuk shkojnë, policia është dhunuar. Komuniteti është dhunuar, populli shqiptar është dhunuar, kryeqyteti është dhunuar. Ky është fakt. Policia, natyrisht, që ka një punë jashtëzakonisht të vështirë për të qenë proporcionale dhe unë mendoj që Policia e Shteti ka qenë proporcionale?, deklaroi zoti Rama.
Komisioneri i KiE-s, është shprehur gjithashtu i shqetësuar për ndalimin dhe sulmet e pretenduara ndaj disa gazetarëve që mbulojnë protestat, duke i cilësuar ato si ?një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të së drejtës për t?u informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët të mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës?, përfundon deklarata.
Lidhur me rastet e gazetarëve të ndaluar gjatë protestave reagoi dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. ?BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, theksonte deklarata.
Ndërsa OSBE-ja nga ana e saj nënvizoi gjithashtu se ?e drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen?./ VOA
Askush nuk do ta mendonte se Arben B-ja, një politiqen i vje...
Pas deklaratës së Këshillit të Europës i cili dënoi dhunën e...
Ish presidenti Bujar Nishani ka sulmuar televizionin kombëta...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2657 testime, 505 të shër...
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në fuqi masën e ...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e kishte në...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar pak më parë ministrin e ri ...
Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, kryeministri Edi Rama bër...
Ministrat e kabinetit “Rama”, janë njëri më i pasur se tjetr...
Disa ditë pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Ll...
Vrasja e djeshme e Anton Kelit, e cila deri me tani konsider...
Ju do thoni se telekomunikacioni është telekomunikacion dhe ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është takuar sot me Kryetar...
Komisioneria e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut...
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi sot p...
Sot është mbajtur seanca gjyqësore për 32 të arrestuarit për...
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar 4 familjeve në Farkë çel...
Prokuroria e Tiranës ka konkretizuar akuzën për efektivin e ...
Gara për hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit vazhdon end...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...