web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë e grupit Habilaj/ Apeli lë në fuqi 10 vite burg për Armand Koçerrin

16 Dhjetor 2020, 14:28, Aktualitet CNA

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e kishte në qershor me 10 vite burg Armand Koçerrin i akuzuar si pjesë e grupit kriminal Habilaj, denim ky që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Koçerri është i vetmi në burg në Shqipëri për këtë dosje dhe i pari i dënuar.

Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje.

Dënimin me 10 vite Armand Kocerri e përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku përfitoi uljen e 1/3 së dënimit.

Grupi ?Habilaj? u godit në tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Në banesën e Armand Koçerrit u sekuestruan 4 tonë kanabis dhe një gomone./CNA.al





Lajmet e fundit nga