web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mori për grua ish-të dashurën e Ramës/ Nga pylli tek apartamentet, pasuria marramendëse Blendi Çuçit

20 Mars 2019, 11:51, Aktualitet CNA

Ministrat e kabinetit “Rama”, janë njëri më i pasur se tjetri. Ky konstatim vjen sipas të dhënave që ata kanë deklaruar pranë ILDKPKI, megjithëse jo të gjithë ministrat kanë qenë transparent me pasurinë.

CNA.al, ka raportuar më herët se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka deklaruar një vilë në zonën turistike të  Gjiritë të- Lalzit. Deri më tani Lleshaj ka heshtur rreth kësaj pasuri, duke mos bërë asnjë reagim.

CNA.al do të kalojë në sitë të gjithë ministrat e Qeverisë “Rama” në aspektin e pasurisë.

Blendi Çuçi është një nga ministrat që rezulton i “mbytur” në pasuri.  Çuçi mori detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në janar 2019.

Kujtojmë se Çuçi është bërë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kom­bëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asam­blesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Që prej Shkurtit 2012, ai mban detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS.

Që prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ka mbajtur  detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

Prej tetorit të vitit 2016, z. Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër.

Përveç se për pozicionet politike  që ka mbajtur nën logon e PS -së, emri i Blendi Çuçit, është lakuar edhe kur nisi bashkëjetesën me ish të dashurën e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila sot është bashkëshortja e tij.

Ky aspekt nuk është se përbën problem për të, pasi shpesh e kemi parë të lumtur në krah të Ramës.

Sa i përket pasurisë, ai deklaron një sërë llogarish bankare në emër të tij dhe të gruas.

Në deklaratën e vitit 2013, sipas të dhënave të Open Spending Albania, Çuçi ka deklaruar se ka 2 apartamente, ku është bashkëpronar. Gjithashtu ai ka deklaruar se është bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro

Bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas, blerë në vitin 2007, në vlerën totale prej 1 400 000 lekë, horonar me 100% i një veture tip “Land Rover Discovery”, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro si dhe bashkëpronar me 50% i një veture tip “Hunday Matrix”, i vitit prodhimit 2003,  vlerësuar si jashtë përdorimit.

Ndërsa në  vitin 2017 Çuçi ka deklaruar llogari bankare, 1.543.874 lekë  depozitë bankare, 543.911 lekë; llogari bankare, 13.755 euro, pagën si ish-ministër, 338.682 lekë, pagën si deputet, 658.185 lekë.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka llogari në SHBA, 149.151 USD dhe 5.183 USD. Po ashtu bashkëshortja ka deklaruar llogari në bankën “Intesa San Paolo”, 932 USD dhe pagën si drejtoreshë programesh në SHBA, 129.657 USD. Çuçi ka deklaruar dhe llogarinë e djalit, 20.120 USD.

Deklarimi i pasurisë ndër vite

Viti 2013

Bashkëpronar me 33% të Ap.banimi Tiranë me sip. 94.4 m2, me privatizim, vlera 90 000 euro.

Bashkëpronar me 10% (vlerësuar pjesa si 25 000 euro) Ap.banimi Tiranë, me sip.130.3m plus ambiente ndihmëse, me blerje total në shumën prej 78 000 euro.

Bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro.

Bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas blerë 2007 në vlerën totale prej 1 400 000 lekë.

Bashkëjetuesja, ap. Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 8 000 000 lekë.

Bashkëjetuesja, garazh Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 23 0000 euro, pjesa takuese 50 %.

Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 43 760 lekë.

Depozitë bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 114 496 lekë.

Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në valutë të huaj në vlerën 6 183 euro.

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 734 329 lekë.

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 21 412 lekë.

Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 1 731 dollarë.

Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 5 157 dollarë.

Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 70 000 dollarë.

Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 23 euro.

Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 3 334 dollarë.

Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 524 lekë.

Pronar me 100% i një veture tip Land Rover Discovery, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.

Bashkëpronar me 50% i një veture tip Hunday Matrix i vitit të prodhimit 2003 vlerësuar si jashtë përdorimit.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si ministër, 1 599 770 lekë.

Bashkëjetuesja, të ardhura nga paga në Neë York, SHBA, si drejtore për Programet e Shoqërisë Civile në Institutin e Menazhimit Lindje-Perëndim, 79 024 dollarë.

Bashkëjetuesja, të ardhura nga puna si konsulente, shtator – nëntor 2014, pranë Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë, 2 250 dollarë.

Të ardhura nga shitja e pjesëve të një ap. Rr. “Ismail Qemali”, 2 501 760 lekë.

Viti 2015

Paga neto si ministër 1 578 254 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë.

Zonja Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA, të ardhura nga puna me kohë të plotë si drejtore për programet e shoqërisë civile në East ? Ëest Management Institute, organizëm jofitimprurës regjistruar në Neë York në vlerën 88191 (tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e një) USD.

të ardhura si konsulente pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit 4 600 euro.

të ardhura nga puna si konsulente pranë Partners Albania for Change and Development 4 500 USD.

ardhura nga puna si konsulente pranë Partners for Democratic Change USA 4 500 USD.

Të ardhura nga paradhënie për shitje makinë Land Rover 6 000 euro, formalizimi i plotë i kontratës për të cilën është bërë paradhënie përkon me mars 2016.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Ministër Shteti për Cështjet Vendore, 1 566 456 lekë.

Zonja Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA, të ardhura nga puna me kohë të plotë si drejtore për programet e shoqërisë civile në East ? Ëest Management Institute, organizate jofitimprurëse regjistruar në Neë York në vlerën 36 349 dollar.

Djali E. Cuci, shtesë pasurie si rezultat i rivlerësimit nga bërë me ekspert ligjorë në proces gjyqësor për pjestimin e pasurisë. pjesa takuese 75% të një ap. banimi me sip. 130.3 m2, vlera 25 000 000 lekë.

Të ardhura nga shitje veture, 12 000 euro, për të cilën paradhënia prej 6 000 euro është deklaruar në deklaratën e vitit të kaluar.

Gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor, 1 913 847 lekë.

Gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 421 848 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 16 677 euro.

Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje llogari bankare, 221 dollar.

Bashkëjetuesja, gjendje llogari kursimi, 139 287 dollar.

Bashkëjetuesja, gjendje llogari bankare, 5 175 dollar.

Bashkëjetuesja, gjendje llogari bankare, 24 euro.

Bashkëjetuesja, gjendje llogari bankare, 316 dollar.

Djali Z. Endi Cuci, gjendje llogari bankare ?Future?, 20 070 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga neto si ministër Shteti për Çështjet Vendore (për periudhën 1 janar – 23.03.2017.), 338 682 lekë.

Të ardhura nga paga neto si deputet (për periudhën 09.09.2017 – 31.12.2017.), shuma 319 503 lekë.

Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në Bankën Intessa Sanpaolo, 543 911 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Delina Fico e cila është rezidente e përhershme në SHBA, të ardhura neto nga puna me kohë të plotë (01.01.2017 – 31.12.2017.), si drejtore për Programet e Shoqërisë Civile në Institutin e Menaxhimit Lindje-Perëndim, organizatë jofitimprurëse e regjistruar në shtetin e Neë York-ut, 129 675 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Intessa Sanpaolo, të ardhura nga paga, 1 543 874 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Intessa Sanpaolo, të ardhura nga paga, 13 755.39 euro.

Bashkëshortja, Znj. Delina Fico, gjendja e llogarisë bankare në Citibank, Neë York, USA, të ardhura nga paga, 149 151.41 dollarë.

Bashkëshortja, Znj. Delina Fico, gjendja e llogarisë bankare në Citibank, Neë York, USA, të ardhura nga paga, 5 183.22 dollarë.

Bashkëshortja, Znj. Delina Fico, gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo, të ardhura nga paga, 932.4 dollarë.

Djali, Z. Endi Çuçi, gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, të ardhura nga paga e prindërve, 20 120.08 euro./CNA.al





Lajmet e fundit nga