web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për Kushtetuese/ Reagon Yuri Kim, tregon kur do jetë funksionale

14 Dhjetor 2020, 16:08, Aktualitet CNA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e cila dërgoi në Kuvend emrin e Altin Binajt si kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi, Kim shkruan se sapo Presidenca të emërojë kandidatin e saj, Kushtetuesja do të jetë gati shumë shpejt, duke i falenderuar për masat urgjente që janë marrë për plotësimin e vakancave.

?Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për GJK funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, GJk do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!?, tha Kim./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga