web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U tha se ishte në një lidhje dashurie me ish-mikeshën e Kim Kardashian/ Flet për herë të parë futbollisti shqiptar

12 Dhjetor 2020, 12:04, Lifestyle CNA

Pak kohë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se futbollisti shqiptar, Liridon Krasniqi, ishte në një lidhje dashurie me ish mikeshën e ngushtë të Kim Kardashian, Larsa Pippen.

Por futbollisti ka shuar të gjitha dyshimet, pasi në një intervistë për Prive ka treguar se kjo nuk është e vërtetë. Ai është shprehur se është beqar dhe se Larsa është thjesht shoqja e tij më e mirë.

?Jo, nuk jam në lidhje, thjesht e kam shoqe të ngushtë, shoqe të mirë!?, ka thënë Liridoni duke theksuar se jetën private e mban për vete dhe se mediat e kanë bërë më të madhe seç është në realitet. 28-vjeçari u shpreh gjithashtu se me qejf do të zgjidhte një femër shqiptare si partneren e jetës./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga