web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid “pushton” institucionet shtetërore/ Një mjeke dhe një infermiere në Pediatri rezultojnë pozitive, infektohen edhe edukatore në Fier

9 Dhjetor 2020, 09:41, Aktualitet CNA

Fieri vazhdon të mbetet zonë e kuqe, ku është një ndër qytetet me numër të madh të personave të prekur nga COVID-19, por nuk kanë munguar edhe humbjet e jetëve.

Bazuar në të dhënat e fundit, virusi nuk ka kursyer as punonjës të administratës dhe institucioneve të ndryshme.

Kështu, vetëm një ditë më parë pozitiv me COVID kanë dalë edhe një mjeke dhe një infermiere në spitalin pediatrik në Fier si dhe një mjeke familje dhe infermierja në qendrën shëndetësore Zhupan.

Pozitiv pas kryerjes së tamponit ka dalë edhe një farmaciste e burgut të Fierit, ndërsa duhet theksuar se përgjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar edhe të tjerë të infektuar në radhët e stafit të këtij institucioni.

Listës së gjatë të të infektuarve në Fier i janë shtuar edhe mësues dhe edukatore, ndërsa në të shumtën e rasteve pensionistët rezultojnë më shumë të prekur. Aktualisht në Fier nuk rezultojnë çerdhe, kopshte apo shkolla të mbyllura dhe mësimi vijon normalisht./CNA.al.





Lajmet e fundit nga