web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Borxhi ka shkuar 90%”/ Topalli akuza Bashës: Shtoi dy vila në kohë pandemie

6 Dhjetor 2020, 17:36, Politikë CNA

Pandemia e shkaktar nga Covid-19 duket se po ndikon në ekonominë e vendit.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka reaguar me shqetësim sa i takon situatës ekonomike që po kalon vendi, duke deklarura se ky problem u shthet halleve të familjeve shqiptare në veçanti. Topalli e sheh një panoramë edhe më të zymtë për atë që i pret shqiptarët vitin e ardhshëm, kur i referohet buxhetit  për vitin 2021.

?E çon borxhin në 90%. Ky është buxhet elektoral, i qëndron larg problemeve dhe presionit të jetës ekonomike në tërësi dhe të halleve familjare në veçanti?, tha ajo.

Fatura shtesë në portofolin e familjeve shqiptare sipas drejtueses së ?Lëvizjes për Ndryshim? vjen edhe për shkak të koncesioneve që kapin vlerën e 144 milionë dollarëve të parashikuara nga qeveria në librin e financave.

?Aq sa parashikohet për rritjen e rrogave dhe njerëzit në nevojë shifra për këtë zë është  e barabartë për 13 koncesione funksionale, ndaj të cilave duket se risku merret përsipër nga shteti shqiptar?, tha Topalli. .

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim thekson se nuk është kundër koncesioneve, por dënon ashpër paligjshmërinë që sipas saj Kryeministri Rama e ka ngritur në sistem në dy mandate qeverisëse.

?Çdo kapërcim në një shoqëri me 43% varfëri është mungesë papërgjegjshmërie, që këto e kanë kthyer buxhetin në një minë me sahat?, deklaro Topalli.

Nuk kursen as Lulzim Bashën duke  e cilësuar selektiv opozitarizmin e tij me koncesionet.

?Opozita duhet të fliste me emra, po ike nga emrat dhe bën seleksionim tek oligarkët jë i pabesueshëm dhe njerëzit kanë të drejtë të pyesin si i shton ti dy vila në kohë pandemie?, shton ajo.

Teksa bën fajtore kryeministrin Edi Rama dhe të majtën ndër vite për mosmenaxhim të situatës së pandemisë, jo pak kritike është edhe ndaj qeverisjes së djathtë , për të cilën thotë  se nuk investoi sa duhet në shëndetësi dhe arsim.

?Ne jemi këtu se nuk është menaxhuar gjatë viteve në mënyre korrekte e ligjore, këto janë fatura që në moment të caktuar ti kupton sesa pak i përgjegjshëm ke qenë në trajtimin e këtyre fushave?, u shpreh ajo.

Topalli raportin e FMN-në e sheh si  konfirmim të realitetit të financave shqiptare në përballimin e situatës së pandemisë për shtresat në nevojë, që e rendit  Shqipërinë në vendin me paketat më të ulta në rajon./CNA.al.

 





Lajmet e fundit nga