Haradinaj flet hapur/ Tregon raportin me figurat politike në vend
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë I ftuar...
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë se po fsheh të vërtetën e vdekjeve nga koronavirusi.
Me anë të një deklarate të bërë nga ish-deputeti Bardh Spahia, PD merr si shembull konkret Shkodrën në të cilën sipas tij po fshihen shifrat.
Vetëm Bashkia Shkodër, sipas PD, ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun.
DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike ngriti shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID 19.
Përkundër fakteve të paraqitura nga opozita, kryeministri në ikje jo vetëm që nuk dha llogari, jo vetëm që nuk siguroi transparencë, por bëri politikë me viktimat dhe kërkcënoi prokurorinë që të mos hetojë këtë superskandal.
Sot pas 3 javësh prokuroria hesht e frikësuar dhe nën presion nga qeveria. Megjithatë, faktet janë aty!
Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën.
Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër.
Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit.
Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe.
VETËM Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.
Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë regjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun.
Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore. Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.
Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë.
Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj. Si mjek, shqetësimi i parë për këtë akt të paprecedentë të qeverisë, lidhet me uljen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për përballjen me Koronavirusin. Ata duhet të dinë të vërtetën, sado e rëndë të jetë, për të qenë sa më të kujdesshëm dhe për të marrë çdo masë personale.
Së dyti, si qytetar dhe si mjek, shpreh revoltën se fshehja e fataliteteve nga qeveria nuk mund të përdoret si justifikim për mungesat jetike në shërbimin shëndetësor, që janë përgjegjësi totale e qeverisë.
Mjekët duhen ndihmuar me gjithçka, për të mos paguar me jetën e tyre, siç po ndodh tani, dështimin dhe propagandën e qeverisë. Qytetarët nuk meritojnë një qeveri që fsheh dhe bën politikë edhe me numrin e të vdekurve. Njerëzve u duhet një qeveri funksionale, që punon për ta! Është koha për ndryshim!
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë I ftuar...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reagur ashpër në...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me mas...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se është tej...
Kreu I PD-së, Lulzim Basha, ka folur me shifra sot në studjo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur për integrimin e Sh...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar takimet m...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se” Lëvizja për...
Drejtuesja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot ...
Imzot George Frendo ka mundur Covid-19 dhe ka lënë ambientet...
Kryeministri Edi Rama e quan mision të përmbushur presidencë...
Kryeministri Edi Rama në një dalje të stërgjatë televizive n...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, shpreh ngushëllime pë...
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Incineratorët janë një ndër aferat më të denoncuara të qever...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...