web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Parabolë perfekte, goli i talentit shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në Europë

2 Dhjetor 2020, 11:00, Sport CNA

Bernard Karrica është një emër që shumë shpejt do e dëgjojmë teksa shkëlqen në nivele të larta. Gjithsesi për momentin do duhet ta shijojmë në ekipin e dytë të Dinamo Zagreb.

19-vjeçari është pjesë e pandashme e formacionit të kroatëve dhe po bën shumë mirë në kampionat dhe UEFA Youth League. Një nga golat e tij në sezonin e shkuar është shpallur i dyti më i bukur në edicionin e vjetshëm të Champions League për të rinj.

Parabola perfekte e shënuar ndaj Benfikës në çerekfinale të UEFA Youth League është vlerësuar shumë nga UEFA, teksa edhe Dinamo Zagreb nuk ngurron të krenohet me perlën e sulmuesit nga Gjakova.





Lajmet e fundit nga