Skandali që mbërthen Bashkinë e Tiranës
Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tir...
Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tir...
Kjo është java e derbit të kryeqytetit, sfidës më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Për fat të keq nuk do të kemi mundësi ta shijojmë plotësisht pasi do të luhet pa tifozë, për shkak të rregullave të imponuara nga COVID-19.
Pavarësisht kushteve si luhet, formës së dy ekipeve, derbi mbetet gjithnjë një sfidë e veçantë dhe e paparashikuar. Ndryshe nga se pritej, Partizani sfidon kampionët në fuqi me stofin e një ekipi favorit, të paktën në shifra, teksa udhëheqin klasifikimin.
Tirana pret të kuqtë në momentin më delikat, ku as ndryshim i trajnerit nuk pati efektin që drejtuesit shpresonin. Bardheblutë shpresojnë që ky derbi, i pari sezonal, të ketë të njëjtin impaktin si një vit më parë, ku nën drejtimin e Egbos thyen pas afro gjashtë vitesh Partizanin për të nisur më pas një cikël rekord që i riktheu te titulli kampion pas 11 vitesh.
Për herë të parë pas largimit të tij nga Tirana, Emanuel Egbo flet për ?Sport News? përpara derbit të kryeqytetit, ndjesitë që i dhuron kjo sfidë, si sheh Tiranën nga larg dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo ndeshje për pjesën e mbetur të sezonit.
DERBI- Do të ketë ndjesi të veçantë si derbi që është, duke pasur parasysh se sezonin e kaluar arritëm të merrnim 2 fitore dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e fundit. Jam kurioz ta shoh si do të jetë derbi këtë herë. E kam fituar si lojtar dhe si trajner, tani unë do ta shoh si tifoz. Është një ndjesi tepër e veçantë.
RËNDËSIA E DERBIT- Për momentin nuk e di në çfarë gjendje është ekipi. Çfarë motivacioni ka, si janë nga ana fizike dhe psikologjike. Po të kisha qenë afër do të thoja si e mendoja. Nuk e di çfarë mund të shpjegoj. Gjithmonë derbi është derbi, nuk ka rëndësi se cili ekip është më në formë. Do të fitojë ai ekip që do të bëjë më pak gabime dhe do të jetë më i motivuar në fushë. Nuk duhet ngarkesë e madhe emocionale. Çdo lojtarë që do të ketë vetëbesimin optimal, do të triumfojë.
FITORJA 5-1 NDAJ TIRANË- Rëndësi ka 3 pikë. Tifozët janë ata që e shijojnë më shumë rezultatin 5-1, për mua ndeshja më e rëndësishme ka qenë ajo që fituam 2-1. Fituam në minutat shtesë. Ajo është më e bukur. Ka qenë ndeshja e parë pas 6 vitesh që po fitonte Tirana me Partizanin. Ajo ka qenë ndeshje më emocionuese se 5-1. Për mua 2-1 ishte kryendeshja e sezonit vjet.
TITULLI APO MOSMPOSTHJA NË DERBI, CILA KA QENË MË E RËNDËSISHME? Të dyja janë të rëndësishme. Për tifozat është më mirë të fitosh derbin dhe mos fitosh kampionatin. Për ne si trajnerë mendojmë të fitojmë derbin dhe kampionatin të dyja. Fitimi i kampionatit nuk zëvendësohet me asgjë. Derbi është një ndeshje, vetëm 3 pikë. Për mua kampionati është objektivi kryesor. Ke 4 ndeshje derbi, mund të humbasësh një të fitosh tjetrën. Është thjesht një ndeshje. Të dy ekipet duhet ta shikojnë si ndeshjen e radhës, në derbet e tjera më pas fillon lufta.
TIFOZËT- Më kanë shkuar pafund. I shoh komentet. Jam i befasuar nga reagimi i atyre. Nuk e dija që kam shumë dashamirës. Unë kam parë edhe tifozët e ekipeve të tjera që më kanë përshëndetur. Të gjithë kanë pasur shumë respekt për mua, për atë çfarë kemi arritur. Më shkruanin ditë për ditë, javë për javë.
KUSH E FITON DERBIN? E thashë e më përpara, ekipi që do të bëjë gabime më pak. Ekipet që do të futet në fushë me qetësi. Duhen pasur parasysh pikat e forta dhe të dobëta. Duhen bërë llogaritë tamam. Ai ekip e fiton këtë sfidë
TITULLI- Është herët të diskutohet për titullin kampion. Është shumë e gjatë rruga. Ekipet kanë luhatje. Ka qenë Vllaznia, në vendin e parë tani është Partizanit. Në vjet ishim 12 pikë mbrapa Partizanit dhe arritëm të fitonim titullin. Futbolli asnjëherë nuk mund të bëjë llogari që në fillim. Kur të vijë sprinti i fundit bëhen llogaritë. E fituam kampionatin vjet sepse arritëm të merrnim pikët me ekipet e vogla. Tirana është kampionia në fuqi. Kur të mbarojë sezonin do të shikojmë kush është kampionia në fuqi.
OFERTAT- Po bëj pak pushim. Normalisht ofertat po vijnë. Mbas pushimeve do të vendosë. Asgjë nuk është e fshehtë në këtë botë, kur të bëj lëvizjen e radhës do e merrni vesh?, u shpreh Egbo.
Në futboll koha dhe rezultatet janë ato që vendosin fatin e ...
Juventusi nuk është duke marrë rezultatet e dëshiruara nën d...
Sulmuesi kongolezo-gjerman, Kristofer Mandiangu nuk ka bindu...
* 5 janë precedentët mes Interit dhe Borusia Mynshengladbahu...
Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani do të vazhdojnë të mbeten jas...
Barcelona është duke monitoruar nga afër formën e yllit të B...
Myrto Uzuni është një shembull i qartë sesi vështirësitë mun...
Një lëvizje tërësisht e pazakontë ka ardhur nga portieri Iva...
Ylli i Barcelonës Lionel Mesi është lënë sërish jashtë listë...
COVID-19 ka “mbërthyer” edhe njëherë të gjithë botën, teksa ...
Lajm i mirë për Milanin, Zlatan Ibrahimoviç ndihet mirë. Rik...
Sulmuesi i Partizanit, Brian Braun, është i prekur nga virus...
Koronavirusi nuk ka kursyer edhe klubin historik të Njukasël...
UEFA ka shpallur 50 kandidatët nga të cilët 11 më pas do të ...
Nesër në mbrëmje, Barcelona luan në transfertën hungareze pë...
Alban Hoxha, ishte një nga emrat e përfolur në merkato se mu...
Java e gjashtë e Kategorisë Superiore dhuron derbin e kryeqy...
Barcelona po kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe për merkaton...
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj ka rezultuar negativ me CO...
Interi nuk ka më alternativa, nuk mund të bëjë llogari. Me v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...