web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Gjimshiti ndërhyrje për "karton të zi" në Champions

2 Dhjetor 2020, 10:28, Sport CNA

Berat Gjimshiti vazhdon të jetë protagonist kryesor me Atalantën në Ligën e Kampioneve por këtë radhë ndaj Midtjylland, nuk ka qenë një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, kombinoi ndërhyrje vendimtare me veprime që lanë shumë për të dëshiruar, duke u kthyer në një objekt kritikash gjatë dhe pas ndeshjes nga tifozët e tij.

Nëse në fillimin e ndeshjes me një ndërhyrje vendimtare ai shpëtoi një gol të sigurt që në minutën e 7, në minutën e 30, mbrojtësi i përfaqësueses mund të kishte mbyllur para kohe ndeshjen. Ai bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj Kaba, sulmuesit të Midtjylland dhe fillimisht u mendua se gjyqtari do ta ndëshkonte me karton të kuq.

Por për fatin e mire të Gjimshitit, i cili kërkoi menjëherë falje për ndërhyrjen e tij, kryesori nxori vetëm kartonin e verdhë, duke mos mbyllur para kohe ndeshjen e mbrojtësit pas këtij faulli të rrezikshëm.





Lajmet e fundit nga