web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshojnë rregullat e karantinës/ Sa ditë do duhet të izolohet një i infektuar dhe kontaktet e tij të ngushta

2 Dhjetor 2020, 08:27, Kosova & Bota CNA

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19n.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, udhëzimet e reja do të lejojnë njerëzit që kanë rënë në kontakt me dikë të infektuar me virusin të rifillojnë aktivitetin normal pas 10 ditësh, ose pas 7 ditësh nëse janë testuar negativisht. Kjo është shumë më pak se sa periudha 14-ditore e rekomanduar që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtari tha se ndryshimi i politikës është diskutuar prej disa kohe, pas studimit që shkencëtarët i kanë bërë periudhës së inkubacionit për virusin. Politika e re do të përshpejtojë kthimin në aktivitetet normale të atyre personave që vlerësohen të kenë qenë në ?kontakt të ngushtë? me njerëz të infektuar.

CDC kishte thënë se periudha e inkubacionit për virusin mendohej të ishte 14 ditë, shumica e individëve u infektuan dhe shfaqën simptoma midis 4 dhe 5 ditëve pas ekspozimit.

Nuk është hera e parë që CDC u bën ndryshime udhëzimeve për koronavirusin. Në korrik, agjencia shkurtoi, nga 14 në 10 ditë, udhëzimin e saj se për sa kohë një person duhet të qëndrojë në izolim që nga momenti kur ka përjetuar simptoma të COVID-it, nëse nuk është më i sëmurë.

Udhëzimi i ri u prezantua të martën në një takim të grupit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin./VOA





Lajmet e fundit nga