web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentativa për ti ikur Vettingut/ Bashkëshortët prokuror, pazare me drejtësinë?

1 Dhjetor 2020, 14:43, Vetingu CNA

Procesi e Vettingut edhe pse shumë i përfolur me dy standarte, ka nxjerrë në pah mjaft skandale që kanë prekur sistemin e drejtësisë ndër vite.

Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët presin të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është ende e gjatë.

Duke iu referuar të dhënave të ILDKPKI-së si dhe institucioneve të tjera, CNA.al, ka raportuar për të gjithë subjektet e rivlerësimit,

Në filtër sot do të jetë prokurori i Vlorës Erjon Shqarri. Ky i fundit ishte një nga komandimet e ish Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, e cila njëherësh njihet dhe si shoqe e bashkëshortes së tij.

Në vitin 2018, prokurori Shqarri u komandua në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, por në vitin 2019, KLP e ndërpreu komandimin duke e rikthyer në Vlorë, aty ku kishte qenë më herët.

Shqarri e ka nisur karrierën në drejtësi si oficer i Policisë Gjyqësore, në Elbasan, Kavajë dhe në vitin 2015 është emëruar në Tropojë.

Së fundmi, Shqarri ka aspiruar për t?u bërë këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por u përjashtua nga gara, me argumentin se komandimi i tij do të ndikonte veprimtarinë normale të punës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kujtojmë se prokurori Erjon Shqarri ëhstë bashkëshorti i prokurores të shumëpërfolur të Durrësit Anita Jella e cila pret të përballet me shkallën e dytë e të Vettingut, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kishte dyshime për profesionalizmin e saj.

Për prokurorin Shqarri ende nuk ka një datë për përballjen me Vettingun. Por KPK bashkëshortes së tij, prokurores Anita Jella, i kishte kaluar barrë prove mbi figurën e bashkëshortit,  për të cilin ishin kryer një sërë verifikimesh në Itali.

KPK, gjatë seancës dëgjimore e ka vënë në dijeni prokuroren Jella se kishin hetuar disa denocime që kishin lidhje me të dhe bashkëshortin Erjon Shqarri.

Ndër të tjera ishte hetuar edhe mundësia që bashkëshorti i Jellës të kishte pasur një emër tjetër në Itali, por KPK nuk kishte arritur t?i provonte këto dyshime.

Në media është raportuar se prokurori Erion Shqarri ka ndikuar tek bashkëshortja e tij, prokurorja Anita Jella, për të mbyllur një çështje në favor të disa biznesmenëve, për abuzimet në bregdetin e Durrësit.

Dhe pasuria që prokurori Erjon Shqarri deklaron si një shtëpi private , trashëgimi dhe një apartament të blerë në vitin 2011 në Durrës dhe më pas shkëmbyr me një tjetër në vitin 2016, ka pasur dyshime për manipulime.

KPK gjatë hetimit të prokurores Jella, ka gjetur se kishte mungesë dokumentacioni për të provuar një pagesë prej 15 mijë eurosh si këst i parë dhe kishte dyshime se pse ende nuk ishte paguar kësti i fundit prej 12,900 eurosh.

Për më tepër po sjellim  deklaratat e pasurisë së prokurorit Erjon Shqarri, deklarata të cilët kanë kaluar edhe më herët në duart e KPK-së dhe që tashmë do të rishqyrtohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për subjektin e deklarimit, Anita Jella. Nëse kjo e fundit do të shkarkohet nga KPA, të njëjtin fat rrezikon ta presë edhe bashkëshortin e saj, prokurorin Erjon Shqarri.

Viti 2003

Shtëpi private, 120 m2, lënë trashëgimi nga gjyshi.

Autoveturë BMV me vlerë 2 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Elbasan, 447 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Elbasan, 522 000 lekë.

Të ardhura nga paga e babait, në Drejtorinë Arsimore Peqin, 563 000 lekë.

Të ardhura nga paga e nënës si mësuese në Peqin, 276 000 lekë.

Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Kontratë sipërmarrje në vitin 2011, për blerjen e një ap me sip 97 m2 dhe me vlerë 67 900 euro. Janë likuiduar 55 000 euro, e cila është marrë kredi dhe kanë mbeturim detyrim 12 900 euro.

Kursime,200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Kavajë, 693 907 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës,745 728 lekë.

Viti 2015 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 76 177 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 5 045 800 lekë.

Viti 2016

Ap banimi në Durrës me sip 113 m2, në këmbim të heqjes dorë nga ap I blerë në vitin 2011. Vlera 67 900 euro.

Bashkëshortja ka blerë automjet Ford Fiesta TDCI me vlerë 150 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse -20 955 61 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Tropojë, 230 383 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 869 602 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 156 768  lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 817 928 lekë.

Detyrim nga karta e kreditit e bashkëshortes, 32 328 21 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro.

Viti 2017

Kursime 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 072 672 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 461 636 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës, 906 86 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 571 861 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 962 827 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 586 041 lekë.

Gjendje në llogarinë e kredisë, 6 827 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës, 824 35 lekë.

Gjendje në llogarinë e pagës së bashkëshortes, -17 450 57 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 348 673 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga