web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gega shqetëson Kukësin, trajneri nuk po e kalon lehtë COVID-19

24 Nëntor 2020, 09:09, Sport CNA

Rikthimi i Skënder Gegës te Kukësi mund të vonojë më shumë se sa mendohej fillimisht, kur u mësua se tekniku kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID.19- Trajenri shfaqi simptoma dhe u izolua menjëherë dy javë më parë, ndërsa në klub emëruan përkohësisht Rrahman Hallaçin në drejtimin e ekipit. Por kthimi i Gegës nuk duket shumë i shpejtë për faktin se në klub tashmë shqëtësohen për situatën e tij shëndetësore.

Trajneri nuk e ka kaluar lehtë këtë infeksion, përkundrazi. Ai ka shfaqur vazhdimisht vështirësi, por VIP Spott ka mësuar se ka insistuar që të vazhdojë kurimin në shtëpinë e tij edhe kur simptomat janë përkeqësuar. Tekniku ka pasur një periëdhë të vështirë me temperaturë dhe bllokime në ditët e kaluara, por fatmirësisht tashmë situata duket sikur është drejt përmirësimit.

Në klub kanë ndjekur me shumë vëmendje situatën dhe janë munduar që të mos shqetësojën teknikun edhe me telashet e fushës së lojës në këtë moment delikat, ndonëse ai ka qenë vazhdimisht në kontakt me skuadrën dhe ka ndjekur çdo gjë që është bërë në stërvitje dhe në ndeshjet e skuadrës.





Lajmet e fundit nga