web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kishim në dorë ti shpëtonim por i vramë”/ Revoltohet Erion Braçe: Shihni numrat!

23 Nëntor 2020, 17:03, Politikë CNA

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në vend, teksa numri i të infektuarve sa vjen dhe rritet.

Ai shkruan se më rëndë dhe më vështirë se sot nuk ka qenë asnjëherë, ndërsa bën apel për të kufizuar daljet në kafe, klube restorante dhe qendra tregtare.

“ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT, NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ! A DO REAGOJME APO DO I LESHOHEMI SEMUNDJES?

Gjithcka e kishim dhe e kemi ende NE ne dore;

E di qe eshte e veshtire keshtu,por DUHEN KUFIZUAR PATJETER TAKIMET JASHTE SHTEPIE!

Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene, cdo gje tjeter duhet kufizuar;

Kemi refuzuar mbylljen, cfare skemi thene kunder saj, po i rezistojme nje mbylljeje te re tani, ama vete, secili prej nesh, duhet te bej te tijen:

TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE, QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ;

Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet, te afermit!

Shiheni numrat; Mosha me e prekur tani eshte 65-74 vjec!

Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta, prej nesh qe hyme e rrime kudo e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta!

PO UA MBYLLIM JETEN PA E MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE, ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT!

A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?;

E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes.”/CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga