web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmoi me gurë Qendrën Shëndetësore në Elbasan/ Policia procedon në gjendje të lirë autorin

21 Nëntor 2020, 16:12, Kronika CNA

Policia ka proceduar në gjendje të lirë personin që sulmoi me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qendrës Shëndetësore në lagjen ?Skënderbej? në  Elbasan.

A.B., banues në Elbasan, rreth orës 12:00 sulmoi qendrën shëndetësore. Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

?Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale ?Shkatërim i pronës? shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen ?Skënderbej?, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale?, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga