web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas drejtuesin e biçikletës/ I moshuari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

12 Nëntor 2020, 16:24, Kronika CNA

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në  aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë e për pasojë ky i fundit ka marrë lëndime në trup.

Ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

I moshuari jashtë rrezikut për jetën./CNA.al





Lajmet e fundit nga