web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Simptomat pas dehjes/ Këshillat që do t’iu ndihmojnë të kaloni gjendjen e keqe

7 Nëntor 2020, 14:23, Lifestyle CNA

?Hangover? është përgjigjia e organizmit kur e ekzagjerojmë me pijen. Simptomat pas dehjes janë të shumta si, diarre, të vjella, lodhje, dhimbje koke, stomaku, djersitje, rritje të rrahjeve të zemrës, marrje mendsh etj.

Për të gjithë ata që e tejkalojnë me pijen dhe zgjohen me këto simptoma më poshtë do të gjeni disa këshilla që iu ndihmojnë të përmirësoni gjendjen tuaj.

1-Pini ujë

Në gjendje të tilla ka dehidratim sepse alkooli ul sasinë e urinës së prodhuar nga veshkat, kështu që uji do ju ndihmonte në hidratimin e trupit.

2-Merrni karbohidrate

Alkooli ul nivelet e sheqerit në gjak dhe sidomos në tru, duke sjellë lodhje dhe dhimbje koke pas dehjes hani një tost dhe pini një lëng frutash.

3-Mos pini pije me ngjyrë të errët si Tekila apo Whisky sepse përmbajnë methanol që është më toksik se etanoli.

4-Pini një analgjezik

Ibubrofeni do bënte punë por me kujdes sepse mund të acarojë stomakun ndrësa paracetamoli nuk këshillohet sepse mund të sjellë toksicitet për mëlçinë.

5-Konsumoni kafe ose çaj

Për shkak të kafeinës ju nxjerr gjumin  por nga ana tjetër është diuretike dhe mund të rëndojë dehidrimin.

6-Vitamina B dhe Zink

Mendohet që perosnat që kanë konsumuar ose konsumojnë ushqime/ suplemente disa orë para ose pas dehjes, të pasura me to e kalojnë më lehtë fazën post dehjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga