web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifra të frikshme/ Katër viktima dhe rreth 400 të infektuar me Covid në 24 orë

4 Nëntor 2020, 15:34, Sociale CNA

Vijon të mbetet i lartë numri i personavë të infektuar me COvid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të funidt janë konfirmuar 396 raste. Ndërkohë kanë humbur jetën katër persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë,
9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë,
6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,
5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet,
3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë,
1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

COVID-19 ? Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë 105
Të shtruar në spitale 338
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1725

Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
Humbje jete 536

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5163
Durrës 921
Fier 788
Korçë 634
Shkodër 574
Lezhë 454
Elbasan 457
Vlorë 423
Berat 289
Kukës 221
Gjirokastër 160
Dibër 102

 





Lajmet e fundit nga