web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti i fuqishëm tronditi Turqinë dhe Greqinë/ Pamje nga ndërtesat e shkatërruara në ishullin e Samos

30 Tetor 2020, 15:49, Kosova & Bota CNA

Një tërmet prej 6.7 të shkallës Rihter goditi ishullin e Samos mesditën e sotme.

Ky tërmet zgjati për disa sekonda dhe u ndje në të gjithë Greqinë. Epiqendra e tërmetit, i cili tronditi të gjithë kombin, ishte në ishullin e Samos, pak larg bregdetit turk. Në Samos disa ndërtesa u dëmtuan, duke përfshirë një kishë. Autoritetet në Samos tani po vlerësojnë situatën. Një seri mini-tsunami goditi ishullin pas goditjes fillestare.

Kryetari i bashkisë së Samosit lindor, George Stantzos, duke folur për mediat greke, tha se autoritetet po përpiqeshin të ?organizonin situatën, me të gjitha shërbimet, sa më shumë që të mundeshin. Ne jemi në anën e banorëve. Orët e ardhshme janë vendimtare?, raporton Greek Reporter./CNA.al





Lajmet e fundit nga