web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përzgjedhja e hetuesve të BKH-së/ Berisha zbardh prapaskenat: Oficerë policie në lidhje me krimin, kaluan testimin në mënyrë fiktive

28 Tetor 2020, 20:41, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Fax neës? ku mes të tjerave ka folur dhe për Reformën në Drejtësi.

Berisha theksoi se kjo reformë është një pseudoreformë, e cila synon kthimin e gjyqësorit në një degë të ekzekutivit.

Ish-kryeministri u shpreh se gara për përzgjedhjen e hetuesve të BKH-së është e parapërcaktuar, ku oficerë policie në lidhje me krimin dhe të përjashtuar nga Policia e Shtetit kanë kaluar testimet në mënyrë fiktive.

?Drejtësia me pseudo reformën e Sorosit u kthye në një degë të ekzekutivit të Edi Ramës. Reforma në drejtësi është përdorur nga Rama për ta kthyer në degë ekzekutivi. Me dhimbje të madhe ndjek reformën në pushtetin gjyqësor.

Çdo ditë ky sistem po merr kolpo. Dy ditë më parë u shpallën anëtarët e BKH-së, midis tyre individë të përjashtuar nga Policia e Shtetit për imoralitet, midis tyre njerëz që s?kanë punuar asnjë ditë në një organ të shtetit. Sot, dje KLGJ emëroi gjykatësit, ishin gjithësej për t?u emëruar 19 gjykatës të rinj, 13 prej tyre ishin futur në bazë të konkursit dhe 6 prej tyre në bazë të formacionit terrorist Qemal Stafa. Kjo nuk është reformë është anti-reformë, është përdhosje e sistemit. Për herë të parë në historinë e këtij vendi serial killer lanë qelitë njëri pas tjetrit?, u shpreh Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga