web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Neymar reziston vetëm 26 minuta në Turqi, ylli brazilian pëson dëmtimin e radhës

28 Tetor 2020, 19:09, Sport CNA

PSG e nisi sezonin e ri në Champions League me humbjen 1-2 në shtëpi kundër Manchester United. Nënkampionët e këtij kompeticioni, po luajnë në këto momente në Turqi përballë Basaksehir.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, pavarësisht dominimit të lehtë të skuadrës franceze. Gjithsesi, rastet më të rrezikshme i krijuan kampionët e Turqisë me anë të Visca dhe Rafael.

Ndeshja e Neymar zgjati vetëm 26 minuta. Sulmuesi brazilian pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe u detyrua t?i lërë vendin spanjollit Sarabia.

Një shqetësim më shumë për trajnerin Thomas Tuchel, teksa testet mjekësore do të përcaktojnë situatën dhe shkallën e dëmtimit të yllit të repartit ofensiv të PSG-së.





Lajmet e fundit nga