Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit Rama lidhur me Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojën nesër në Kuvend.
Ata bëjnë apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, të tërhiqet nga Ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisioneri Evropian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.
Letra e plotë:
Bruksel, 28 Tetor 2020
I dashur Kryeministër Rama,
Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.
Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.
Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.
Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.
Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.
Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.
Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.
Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.
Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.
Sinqerisht,
Michael Gahler, Gjermani
Sandra Kalniete, Letoni
Andrey Kovatchev, Bullgari
David McAllister, Gjermani
Zeljana Zovko, Kroaci
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri
Dega e Partisë Demokratike në Fier ka nisur një kryengritje ...
Eurodeputeti i Gjermanisë në Parlamentin Europian, David McA...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, ka uruar pak m...
Vetëm pak më parë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli lan...
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka prezantuar pasd...
Jam ndjere e emocionuar kur nje grup te rinjsh me ftuan te i...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar ditën e s...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar sot “Lëvi...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka dhënë mesazhe të ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer sërish...
Ish-kreu i LSI, Petrti Vasili, ka reaguar lidhur me qëndrimi...
Sekretari i Shtetit për SHBA-në Mike Pompeo, ka folur me sup...
Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ka përshë...
Kryeministri Edi Rama, tha në Forumin Ballkanik Kundër Semit...
Dorian Teliti, shef i kabinetit të kryedemokratit Lulzim Bas...
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka dhënë ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ka dhën...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është i f...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...