Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Dje CNA.al ka qënë media e parë e cila publikoi dorëzimin e listës nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike. Në mbledhjen e djeshme plot debate ka marë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe ai Organizativ, Sahit Dollapi.
CNA.al raportoi një listë emrash, mes të cilëve Ervin Salianji. (Lexo këtu)
Në fakt të dhënat ishin disi kontradiktore. Disa emra u panë në fillim, më pas u lëvizen.
Pra, pasi u raportua për më shumë se 70 emra, disa prej tyre filluan të ndryshoheshin. U mohua largimi i Flamur Nokës, dhe Aldo Bumçit.(Lexo këtu)
Ndërkohë, nga ana tjetër u konfirmuan disa ish-deputetë dhe drejtues të degëve, të cilët kanë kryer funksione politikë në PD, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të saj.
Por, lajmet e shpejta, megjithëse të konfirmuara, duket se ishin vërtetë kontradiktore. Edhe pse në fakt, shumica e emrave, ngelen ata që ishin. Kjo, pasi mesa duket ka filluar pazari me listën e 326 kandidatëve. Pazaret dhe abuzimet edhe nga brenda PD-së, edhe nga brenda komisionit.
Nuk ka aspak transparencë, që nga dita e parë e fillimit të procesit të përzgjedhjes dhe skanimit, deri te heqja e shumë kandidatëve. Nga 3600 emra, lista shkoi ne 329 emra, duke hequr rreth 90% të listës.
Tani, kanë ngelur 326 emra, për rreth 100 vende. Pasi kjo listë e dorëzuar dje nga Komisioni I Vlerësimit do të shkurtohet shumë. Më shumë se 3-4 herë, sepse do të plotësohet me emra që do të vendosë kryesia, anëtarët e saj, emra të Shoqërisë Civile, apo figura personale, përfshirë këtu edhe përqindjen e kuotave të femrave, Forumit Rinor të PD-së, apo edhe të aleatëve.
Dalja e listave dje, dhe mos publikimi i tyre në faqen zyrtare të PD-së, edhe një herë ka ngritur dyshimet mbi procesin skandaloz të cilin përgatiti Partia Demokratike.
Një proces i tejzgjatur, i lodhshëm, i manipuluar dhe i falsifikuar nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë, ku ?viktimat? e vetme, ishin Klevis Balliu, Astrit Veliaj, ish-deputeti i PR-së, dhe ndonjë emër tjetër i rastësishëm.
Ndërkohë edhe sot PD zyrtarisht njofton se është dorëzuar lista me 326 emra kandidatësh, por lista nuk bëhet publike.
Burime zyrtare i thanë CNA.al se kjo bëhet për të shmangur një përplasje të mundshme në struktura apo edhe ikje të disa kandidatëve preferencialë, drejt partive të tjera aleate.
Por, ky është moment që do ndodhë dhe palët do përplasen.
Në fakt, PD-ja duhet të bëjë publike listën dhe jo të ngrejë dyshimet se po ndodhin pazare, abuzime apo shit-blerje mandatesh, për të siguruar vendin fitues, siç ndodhi në vitin 2017. Sepse fakti është se nga 326 emra, maksimumi i listës fituese mund të jetë nga 58-60 emra. Që do të thotë se lista do të shkurtohet 5-6 herë më shumë dhe këtu duke hequr partitë aleate dhe përqindjen e grave, i bie që list ate jetë 8-9 herë më pak. Pra, lista fituese dhe jo ajo që është çuar në Komision.
Shpallja e kësaj liste do të bënte transparencën e duhur dhe jo shtyrja e saj dhe lënie deri në muajin janar. Ose të paktën duhet të publikohet lista e komisionit, për të parë më tej çfarë do të ndodhë me kandidatët e PD-së./ CNA.al
Ekskluzive/ Zbulohet kur del lista e kandidatëve të PD për deputetë
Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe …
Pasi bleu përdori Policinë e Shtetit për të blerë një makinë...
Dy muaj më parë, CNA.al publikoi skandalin e blerjes së një ...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në mbrojtje të Kusht...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish sot kryeminis...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend për ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar...
Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli ...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 149 vjetorin e lindjes s...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së grave naftë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratat e kry...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur sot se skandal...
Shqipëria shënon një rekord në Europë sa i përket angazhimev...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mb...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Debate të forta ka pasur sot mes dy deputetëve, Lefter Maliq...
Analisti Agron Gjekamarkaj dhe deputetet i Partisë Socialist...
Çështja e inceneratorëve ka hapur debate mes ministrit Arben...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një intervist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...