Connect with Us

Ekskluzive/ Zbulohet kur del lista e kandidatëve të PD për deputetë

Politikë

Ekskluzive/ Zbulohet kur del lista e kandidatëve të PD për deputetë

Publikuar

-

Ekskluzive/ Zbulohet kur del lista e kandidatëve të PD për deputetë

Në muajin shtator Partia Demokratike nisi procesin e vlerësimit të kandidatëve për deputetë.

Fillimisht ishin 3600 kandidatë që u vlerësuan nga komisioni i përbërë nga Mark Marku, Enriketa Papa, Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Komisioni skualifikoi nga këta 3600 kandidatë 2700 emra, dhe më pas kjo listë u shkurtua në 900 emra, nga të cilët rreth 500 emra u votuan dhe nga këto vetëm 3-4 u skualifikuan.

Sot zyrtarisht u raportua se nga lista e komisionit Ruli janë hequr gati edhe 200 emra të tjerë që i janë deleguar kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare brenda Partisë Demokratike se në janar do të bëhet shpalllja e listës. Nëntori dhe dhjetori do të jenë muajt e fundit që kryesia do të rishikojë listën dhe më pas do të vendosë shpalljen e saj, kjo duke e kaluar edhe nëpërmjet Këshillit Kombëtar.

Mësohet se nga këto emra në listë do të jenë rreth 100 prej tyre, pasi pjesa tjetër do të plotësohen nga kryesia e PD-së, ku do të përfshihen emra nga shoqëria civile dhe personalitete që opozita mendon se duhet të jenë pjesë e saj.

Në fakt, lista mund të quhet gati e publikuar, nuk duket se do ketë ndryshime rrënjësore, shumë nga personazhet aktuale dhe të vitit 2017 do të vazhdojnë të jenë me ndonjë “arnim” të vogël.

LEXO EDHE:  NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë/ Ambasada amerikane: SHBA e përkushtuar përballë sfidave globale

Me një llogari të thjeshtë pra, përqindjen më të madhe të emrave e ka vendosur nga kryesia, përfaqësimin e grave, të forumit rinor dhe të kryesisë së PD-së. Emrat që priten të jenë të rinj në këtë listë nuk do jenë më shumë se 20 a 30 emra që do t’i bashkangjiten listës së 2017-ës.

Kjo është gjithçka për listën e Partisë Demokratike, pasi pjesa tjetër e emrave që do të plotësojnë listën e kandidatëve të PD do të jenë emra të njohur./ CNA.al

Basha tallet me komisionin Ruli/ Ja si u falsifikuan rezultatet dhe listat në Durrës, shkuan 27 u kthyen 28 kandidatë

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë/ Listat do i plotësojë vetë

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë/ Nga Genc Ruli te Mark Marku, zbardhen emrat e Komisionit të Vlerësimit

Lista me kandidatët e PD/ Komisioni i Vlerësimit përjashton 2/3 e emrave, nuk përmbushën kriteret kyçe

Komisioni i Lulit shkurton listat e kandidatëve/ Disa emra të njohur refuzuan Republikën e Re

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Themelet e së drejtës janë dobësuar qëllimisht”/ Meta: Synimi i mazhorancës është…

Publikuar

-

Nga

Thaçi në paraburgimin e Hagës/ Meta zbulon bisedën me të: Ja çfarë më tha

Presidenti Ilir Meta ka hedhur të tjera akuza ndaj qeverisë dhe Parlamentit për situatën politike në vend.

Meta tha në forumin “Biseda për tranzicionin” se aktualisht shqipëria ka një Parlament njëpartiak, një qeveri që kontrollon parlamentin dhe një parlament që miraton ligje preferenciale, jashtë çdo standardi kushtetues.

Kreu i Shtetit pretendon se që nga viti 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese, janë dobësuar qëllimisht themelet e shtetit të së drejtës.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i kësaj është kapja e Gjykatës Kushtetuese.

Unë jam presidenti në situatën më të vështirë që ka pasur Shqipëria. Që nga viti 2008, kur u bënë ndryshimet skandaloze në Kushtetutë e në vazhdimësi, qëllimisht janë dobësuar themelet e shtetit të së drejtës. Unë kam bërë gjithmonë çdo gjë për të shmangur konflikte, jo për t’i bërë ato. Marrim rastin e Reformës në Drejtësi, e cila u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm. Shumë aktorë të tjerë politikë bënin lojëra për ta bllokuar.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar prej kohësh që të mos arrihet këtu. U bënë katër vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Qëllimi ka qenë dhe mbetet një, kapja e Gjykatës Kushtetuese. Ka një përpjekje të qeverisë për të kapur Gjykatën e Lartë, dhe përmes saj edhe 1/3 e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin për të hequr betimin e gjyqtarëve te Presidenti”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon kontratën me PS-në/ Nuk kisha ndërmend të bëhesha politikan

Publikuar

-

Nga

Meta zbulon kontratën me PS-në/ Nuk kisha ndërmend të bëhesha politikan

Presidenti Ilir Meta, ka folur pak më parë për situatën politike në vend dhe përfshirjen e tij në jetën politike.

Meta deklaroi se nuk ka pasur si qëllim që të përfshihej në politikë, por donte që të vazhdonte karrierën e tij si ekonomist.

Kreu i Shtetit rrëfeu në forumin “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini, se kontrata e tij me PS-në ishte që të shkëputej nga piolitika dhe të vazhdonte shkollën.

Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President.

Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. Dhe kjo ishte kontrata ime me PS, pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi”, u shpreh Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi hodhi poshtë deklaratat e qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve se shkollat nuk janë vatra të nxehta të përhapjes së koronavirusit.

Teksa publikoi mesazhe të dy qytetarëve, Boçi shkruan në rrjetet sociale se ka me qindra fëmijë e mësues të infektuar.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk po jep asnjë mbështetje për ta.

“Si tha Rama me ministren e tij fasadë?! “Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga Covid-19”!!!!? Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen! Mashtrim-20 në analogji me covid-19. Ndërkohē e vërteta është krejt ndryshe. Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetra! Mësues të infektuar janë me qindra! Fēmijē tē infektuar janë me mijëra! Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre. Shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve. Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij”, shkruan Boçi. /CNA.al.

 

LEXO EDHE:  A do të ketë një vaksinë para zgjedhjeve në SHBA?

LEXO EDHE:  Bleona Qereti nuk përmbahet ndaj Babaramos/ Mashkull pa b*le që blihet për 1000 euro

 

 

LEXO TE PLOTE