Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shkup, ku u prit me ceremoni të larta ushtarake. Me homologun e tij Zoran Zaev ai bisedoi mbi nevojën e lidhjeve infrastrukturore dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Zoti Hoti takoi edhe drejtuesit e partive politike shqiptare në vendin fqinj.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të angazhohen në një sërë projektesh për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor mes tyre.
Kryeminstrat Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti diskutuan për një seancë ndërqeveritare, por që do të mbahej në kushte më të mira nga rrethanat aktuale për shkak të koronavirusit.
Shkupi ka nisur punimet për ndërtimin e autostradës për në Bllacë, në kufi me Kosovën, por ky projekt 12 kilometërsh nuk do të përfundojë para vitit 2023 për shkak të vonesave me çështjet e shpronësimit. Dy qeveritë angazhohen për hapjen e një pike të përbashkët të kontrollit kufitar ?one-stop-shop?, ndërsa është hedhur edhe ideja e lidhjes rrugore të Tetovës me Prizrenin. Po ashtu Kosova shpreson që pasi Shkupi të realizojë lidhjen me gazsjellësin nga Selaniku i Greqisë, të mund të lidhet në interkonjeksionin e Shkupit.
Kjo është vizita e parë e Kryeministrit Hoti në Shkup.
Ndërkohë, zoti Hoti shprehu mirënjohje për arritjet e qeverisë së zotit Zaev dhe për të personalisht lidhur me marrëveshjen me Greqinë per çështjen e emrit dhe për përparimin drejt integrimeve evropiane.
?Është bërë një punë e mirë në përgatitjen e mbledhjes së dy qeverive tona. Kemi më se 40 marrëveshje të nënshkruara; presim me padurim që të krijohen kushtet të organizohet takimi ku do të rishikojmë marrëveshjet që kemi nënshkruar deri tash për të parë zbatimin e tyre dhe do të identifikojmë mundësitë e tjera të bashkëpunimit duke nënshkruar marrëveshje të reja?, tha Kryeministri Hoti.
Kryeministri Zaev e shikon si kontribut drejt zhvillimit ndërfiqinjësor dërgimin e 44 pjesëtarëve të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të forcave të KFOR-it që do ta forconte qëndrueshmërinë në të gjithë rajonin.
?Për Maqedoninë e Veriut, padyshim Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë?, tha kryeministri Zaev duke theksuar se shkëmbimi i mallrave bëhet i lirë, pa dogana, në bazë të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe Marrëveshjes tregtare midis dy vendeve.
Në këto rrethana të pandemisë Maqedonina e Veriut dhe Kosova deri në muajin gusht kanë realizuar shkëmbim mallrash me vlerë prej rreth 170 milion eurosh.
Zaev theksoi mbështetjen për Marrëveshjen ekonomike në Uashington midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe pritjet për një marrëveshje midis dy vendeve ?që do të sillte paqe dhe qëndrueshmëri në rajon e që do ta shpejtonte edhe procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian?, sipas kryeministrit maqedonas. Zaev pret përfshirjen edhe të Kosovës në nismën rajonale për bashkëpunim, të njohur në publik si ?mini-Shengeni Ballkanik?.
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës u pyet në një konferencë shtypi lidhur me çështjen e Dhomave të Specializuara dhe marrjen në pyetje të politikanëve dhe figurave publike:
?Kosova ka dëshmuar vendosmërinë për respektimin e vendimeve të organeve të drejtësisë. Gjithmonë duhet të nisemi nga parimi që secili që mund të përfshihet në këto procese është i pafajshëm deri sa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Në këtë gjykatë dhe cilat do procese të tjera nuk gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri e pavarësi asnjëherë dhe duhet të vlejë dhe të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri sa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Ne, besoj që edhe në të kaluarën kur liderë të ndryshëm institucionalë në Kosovë ose figura të ndryshme politike kanë qenë në këto raste të hapura nga nga gjykatat, kemi treguar maturinë e nevojshme shtetërore dhe institucionale për të respektuar plotësisht pavarësinë institucioneve të drejtësisë. Duhet pasur parasyush se kjo gjykatë është pjesë e sistemit te drejtësisë së Kosovës e vendosur përkohësisht në Hagë?, u shpreh zoti Hoti.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po ashtu në takime të ndara nënshkruan në Shkup një memorandum me qeverinë amerikane rreth teknologjisë së rrjetit 5G./VOA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha sot se po pez...
Rëndohet situata e pandemisë në Itali pasi gjatë 24 orëve të...
Debati presidencial ne SHBA ka filluar me qendrimet e paleve...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat...
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kreut të agjenc...
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Greqi, k...
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ësh...
Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Agjen...
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë akuzuar Iranin dhe Rusi...
Gjermania i garanton mbështetje NATO-s për një plan emergjen...
Mbi dy milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari shtetë...
Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presiden...
A duhet t’u besojnë amerikanët të dhënave të sondazheve që t...
Bashkimi Evropian i ka thënë të mërkurën Britanisë që të ana...
Maqedonia e Veriutka regjistruar 641 raste të reja me korona...
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-Forcës spe...
Dy javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti,...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar pozitiv m...
Spanja bëhet këtë javë vendi i parë evropian që raporton një...
Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit vo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...