Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presidenciale, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në shtete të caktuara mund të ndikojnë tek rezultati i votimeve.
Por, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ata nuk paraqiten si një bllok i vetëm në favor të një kandidati të caktuar. Kolegu ynë Ilir Ikonomi bisedoi në Skype me disa veprimtarë të komunitetit. Preferencat e tyre ndryshojnë, ndërkohë që disa prej tyre thonë se shqiptarët e Amerikës nuk duhet t?ia mbyllin dyert asnjërës prej partive politike.
Nëse do ta hedhin votën me postë apo do të paraqiten fizikisht në qendrat e votimit, shqiptaro-amerikanët janë të ndarë në preferencat e tyre për zgjedhjet që po afrojnë.
Të dy kandidatët janë angazhuar personalisht në çështje që lidhen me shqiptarët, Presidenti Donald Trump duke sjellë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden duke u kujtuar atyre se ka një vizion pro Shqipërisë dhe Kosovës.
Peter Lumaj, një avokat i cili dy vjet më parë garoi për t?u zgjedhur si guvernator i shtetit Konektikat, thotë se ka arsyet e tij se përse e mbështet presidentin Donald Trump.
?Çdo premtim që bëri në vitin 2016 për votuesit ai e ka mbajtur. Po të shihni fuqizimin e ekonomisë, të dollarit, investimet, emigracionin, fuqizimin e ushtrisë, amerikanizmin që e vuri para çdo gjëje, këto janë premtime që në historinë e vonë të Amerikës presidentët e mëparshëm nuk i kanë mbajtur gjatë fushatës, ndërsa Presidenti Trump është i veçantë dhe i mbajti të gjitha.?
Pyetjes së Zërit të Amerikës nëse Presidenti Trump rizgjidhet, a do të ndikonte kjo për t?u dhënë një shtytje reformave në Shqipëri dhe për të arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi për njohje reciproke, zoti Lumaj i përgjigjet:
?Administrata Trump është jashtëzakonisht e interesuar për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë. Shqipëria dhe Ballkani njihen për një ekonomi të dobët dhe korrupsion. Po të shohësh premtimet e tij për hapa konkrete për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme lidhur me Izraelin, ai ishte i vetmi që arriti një gjë të tillë. Bëri të njëjtën gjë për sa i përket Serbisë dhe Kosovës. I detyroi të vinin në Uashington dhe të diskutojnë të paktën hapin e parë sa i përket lehtësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe fuqizimit të ekonomisë midis këtyre dy shteteve. Unë besoj se rizgjedhja e zotit Trump ,që e shoh se mund të ndodhë dhe ka mundësi jashtëzakonisht të lartë që të ndodhë përsëri, kjo do të ishte pozitive për krejt Ballkanin, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.?
Në Nju Jork, Avni Mustafaj është pjesë e një grupi të quajtur Shqiptaro-Amerikanët për Bidenin. Ai thotë se fushata e këtij grupi përqendrohet në shtete të tilla si Miçigani, që mund të jenë vendimtare për zgjedhjet. Zoti Mustafaj rendit disa nga arsyet e mbështetjes së së tij për zotin Biden:
?Për Joe Biden, ne e dimë se ai ka qenë aktiv në çështjet e shqiptarëve, ka qenë shumë agresiv dhe shumë proshqiptar.?
Zoti Mustafaj e ilustron këtë me përvojën e tij nga dita kur Natoja filloi bombardimet kundër forcave të Millosheviçit në vitin 1999 dhe kur ai bashkë me shqiptarë të tjerë ndodheshin në një sallë të Kongresit:
?Kur mora vesh që nisi bombardimi, unë dola në korridor dhe njeriu i parë që pashë ishte në atë kohë senatori Joe Biden. I thashë: Zoti Senator, faleminderit shumë që shpëtove popullin tonë.?
Zoti Mustafaj i tregoi Zërit të Amerikës një letër që ai thotë se shpreh vizionin e zotit Biden për Shqipërinë dhe Kosovën.
?Kjo letër tregon për marrëdhëniet që ai do të ketë me çështjet e shqiptarëve në të ardhmen. Ai e ka bërë të qartë se… do të përkrahë Kosovën, që Serbia ta njohë Kosovën pa ndryshime të kufirit, por ashtu siç është. Nënpresidenti Biden thotë se do të angazhohet të ndihmojë Shqipërinë të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian.?
Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan, por ka marrë pjesë në aktivitetet e demokratëve, si për shembull në vitin 2014, kur i ftuar në shtëpinë e tij ishte nënpresidenti Joe Biden për mbledhje fondesh.
?Është jashtëzakonisht e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mos lejojë që çështjet tona të bëhen çështje partiake në këtë vend. Ne kemi një trashëgimi të gjatë angazhimi dypartiak për interesin tonë në Evropën Juglindore. Është me shumë rëndësi që ta ruajmë një qëndrim të tillë.?
Zoti Lukaj thotë se nuk dëshiron ta minimizojë aspak rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ku ai mendon se komuniteti shqiptar ka shumë për të ofruar, por beson se shqiptaro-amerikanët nuk duhet t?i mbyllin dyert asnjërës forcë politike:
?Disa personalitete në komunitetin tonë janë bërë më aktivë në emër të kësaj ose asaj fushate. Sinqerisht mendoj se ta bësh këtë për hir të asaj që ata e quajnë ?çështja shqiptare? është paksa e rrezikshme. Mendoj se duhet punuar me të dyja palët. Pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, komunitetit shqiptar do t?i duhet të lundrojë në ujëra komplekse dhe këtu ne na duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të kemi miq afatgjatë në dyja anët e spektrit.?
Por sa shpresa duhet të varin shqiptarët tek cilido që do të vijë në Shtëpinë e Bardhë? Zoti Lukaj ka një përgjigje konkrete.
?Shqiptarët duhet të ndihmojnë veten e tyre, pavarësisht se kush vjen në Shtëpinë e Bardhë në këtë kapitull të ri, sepse tani për tani, pengesa më e madhe për përparimin tek ata janë ndarjet dhe qeverisja relativisht e paqëndrueshme që ekziston në Kosovë. Mendoj se ne duhet të pastrojmë shtëpinë tonë dhe ta vëmë veten në pozitën që të jemi partner i besueshëm në tryezën e bisedimeve.?
Uk Lushi, specialist i tregut të aksioneve në Nju Jork, thotë se nuk ka preferenca partiake dhe ende nuk ka vendosur se për cilin kandidat do të votojë:
I pyetur nga Zëri i Amerikës se nëse zoti Trump rizgjidhet, a do t?i vazhdonte përpjekjet për arritjen e një njohjeje reciproke Kosovë-Serbi dhe nëse zgjidhet zoti Biden a do të bënte ai të njëjtën gjë, zoti Lushi thotë:
?Po. Përgjigja është pa ekuivoke po. Unë mendoj se pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, edhe Presidenti Trump edhe Presidenti Biden, nëse zgjidhet, ata të dy do të angazhohen për njohjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës, për arësye se shteti i Kosovës është shtet ku pleksen interesat amerikane dhe ku mbrohen interesat amerikane. Organet dhe institucionet e tjera të shtetit amerikan që punojnë jashtëzakonisht shumë për rajonin dhe për Evropën, kanë një interes të fortë që Kosovën ta bëjnë anëtare të Kombeve të Bashkuara.?/voa
A duhet t’u besojnë amerikanët të dhënave të sondazheve që t...
Bashkimi Evropian i ka thënë të mërkurën Britanisë që të ana...
Maqedonia e Veriutka regjistruar 641 raste të reja me korona...
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-Forcës spe...
Dy javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti,...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar pozitiv m...
Spanja bëhet këtë javë vendi i parë evropian që raporton një...
Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit vo...
Gjiganti i kërkimeve në internet, Google, përballet me padin...
Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim...
Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.S...
Debati i dytë dhe i fundit para zgjedhjeve presidenciale në ...
Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me korona...
Shifra të larta të infektuarish janë regjistruar gjatë 24 or...
Republika Çeke e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës n...
Parashikimet e Presidentit Trump për një vaksinë kundër koro...
Kryeministri Alexander De Croo ka deklaruar se në Belgjikë s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump,...
Kosova nuk duhet të lejojë që Kushtetuta të ndryshohet për t...
Shifra shqetësuese nga koronavirusi raportohen sot nga Kosov...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...