web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin”/ Yuri Kim: E zhgënjyer që s’pati konsensus

22 Tetor 2020, 19:33, Politikë CNA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur për ndryshimet kushtetuese të miratuara në Parlament pa miratimin e opozitës së Lulzim Bashës.

Kim tha se ndryshimet kushtetuese nuk e shkelin marrëveshjene  5 qershorit, ndonëse opozita ka shprehur të kundërtën.

?Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit?, vlerësoi ajo në emisionin ?Opinion?.

Teksa u pyet nëse përbën problem fakti që ndryshimi i kodit u bë pa qenë produkt i një konsensusi, ambasadorja amerikane deklaroi se është zgjënjyer për këtë pjesë.

?Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk mu arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar?, theksoi Kim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga