web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Java e shqiptarëve, ja lojtarët kuqezinj që shkëlqyen me ekipet e tyre

19 Tetor 2020, 11:35, Sport CNA

Java që lamë pas, mund të quhet padyshim java e shqiptarëve. Ishin 3 lojtarë shqiptarë që shkëlqyen këtë javë me dopietë golash. I pari ishte Eduart Rroca, i cili shënoi dopietë dhe dha asist në fitoren 3-0 të Istanbulsporit përballë Samsunsporit, në Ligën e Parë turke.

Më pas Ndoj të premten në darkë, Ndoji shënoi dopietë për Breshan ndaj Leçes në Serinë B. I fundit që shënoi dopietë ishte Armando Broja, i cili realizoi ditën e djeshme 2 gola ndaj Den Hag, që i dhanë Viteshes fitoren.

Paraqitje të shkëlqyera këtë javë, zhvilloi edhe Gjimshiti që u aktivizua në pjesën e dytë për Atalantën, në humbjen 4-1 ndaj Napolit, ndërkohë edhe Mavraj tregoi paraqitje pozitive te Greuther Fyrth në Gjermani.





Lajmet e fundit nga