web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka”/ Rama e pranon: Inceneratori i Fierit nuk punon

15 Tetor 2020, 20:19, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se inceneratori i Fierit nuk punon ndërsa ka sqaruar se nuk ka mbaruar akoma investimi.

Rama u shpreh se puna në inceneratorin e Fierit do të fillojë në dhjetor, pasi u ndërpre për shkak të protestave dhe votimeve.

?Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna. Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!?, tha Rama.





Lajmet e fundit nga