web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohej për vrasjen e ish-policit Bilali/ Gjykata pushon çështjen penale për “të fortin” e Myslym Shyrit

14 Tetor 2020, 12:11, Kronika CNA

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë cështjen penale për Gjergj Cukalin, i cili akuzohej për ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali.

Avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni bindën gjykatën të rrezonte provën e ADN duke provuar se ishte marre nga policia gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Ish-polici Arben Bilali u ekzekutua në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e cila ndodhi në 30 Janar të 2019-tës në zonën e Selitës në Tiranë.

Cukali u arrestua me bujë tre muaj pas ngjarjes, por u lirua katër muaj më vonë nga Gjykata e Apelit. Shkalla e Dytë vlerësoi të papërdorshme provën kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je në një bidon plastik në ?Mercedezin? e ekzekutorëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga