LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amnistia fiskale, qeveria drejt tërheqjes?!

29 Shtator 2020, 10:30, Ekonomi CNA
Amnistia fiskale, qeveria drejt tërheqjes?!

Në fund të muajit mars qeveria bërë të ditur se po hartonte një projektligj që parashikonte legalizimin e të ardhurave të padeklaruara ndër vite nga bizneset, emigrantët dhe qytetarët nëpërmjet deklarimit vullnetar me tatim 5-10%.

Drafti i amnistisë të kapitaleve do të përfshinte edhe legalizmin e pasurive të tjera, të padeklaruara, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si: pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, shuma në të holla, monedhë shqiptare apo e huaj (CASH), monedhë dixhitale, sende me vlere ar apo gurë të çmuar, vepra arti, tituj (securities), apo instrumente të tjerë të tregjeve financiare, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë.

Teksa gushti ishte muaj pushim, me nisjen e punës Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nuk po ndihet për shqyrtimin e ligjit, ndonëse i planifikuar për të kaluar në seancë plenare më 15 shtator.

Edhe deputeti i Komisionit të Ekonomisë, Anastas Angjeli tha për ?Monitor? se drafti duhet të reflektojë një sërë vërejtjesh dhe sugjerimesh, për të arritur një ligj bashkëkohor që nuk cenon parimet kryesore. Sipas sekretarit të Komisionit të Ekonomisë, ligji gjithashtu duhet të reflektojë edhe punën e institucioneve të reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi që po merren me luftën kundër krimit ekonomik dhe fenomenet e luftës kundër vënies të pasurive nga aktivitete të jashtëligjshme.

Në fillim të muajit korrik, ekipi i FMN-së në përfundim të vizitës në distancë në Shqipëri, deklaroi qëndrimin kundër amnistisë fiskale, pasi nuk krijon bazën për luftën kundër pastrimit të parave. ?Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion?, thuhej në deklaratën e FMN-së.

Ligji i miratuar nga këshilli i Ministrave dhe i depozituar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim është kundërshtuar edhe nga Komisioni Europian nëpërmjet një raporti ku theksohet se nisma ka paqartësi për implementimin e ligjit të pastrimit të parave.

Përfaqësues të dhomave të Tregtisë në vend mbështetën miratimin e nismës, por Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës rekomandoi tatim më të ulët se 5% dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi konsultim të gjerë të draftit para miratimit.

Çfarë parashikon ligji:

Deklarimi vullnetar

Bizneset dhe individët që do të kërkojnë të legalizojnë të ardhurat e padeklaruara fillimisht duhet të deklarojnë vullnetarisht pasuritë dhe elementë të pasqyrave financiare, pavarësisht nëse pasuritë, në tërësinë apo pjesë të tyre, janë të padeklaruara apo të pa regjistruara në autoritet kompetente, apo pavarësisht nese ato ndodhen brenda Shqipërisë.

Deklarimi vullnetar i pasurive apo i pasqyrave financiare, thuhet në draft, do të kryhet pranë strukturës përgjegjëse që do të ngrihet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve apo ndërmjetësve të autorizuar që janë bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare, në sportel apo online, nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarimi të paracaktuar. Formati i formularit të deklarimit vullnetar dhe mënyra e procedimit do të përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave. ?Procesi i deklarimit vullnetar fillon me depozitimin ee formularit të deklarimit vullnetar dhe përfundon me pajisjen e subjektit me vërtetimin përkatës të lëshuar sipas parashikimeve të këtij ligji. Pasuritë shuma në të holla depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë ndërsa pasurite e tjera, të detyrueshme për tu regjistruar, ndiqen procedurat kryejnë regjistrimin sipas parashkimeve të legjislacionit përkatës të fushës?, përcaktohet në projektligj.

Si do deklarohen shumat në të holla

Për deklarimin e shumave në të holla fillimisht nga biznesi apo qytetari, si dhe një përfaqësues i tyre i posaçëm plotëson një formular aplikimi për depozitim të shumës në të holla në një numër llogarie bankare të hapur prej tyre për këtë qëllim.

Më pas, në draft thuhet se formulari verifikohet për mënyrën e plotësimit të tij dhe aplikuesi pajiset me kopje të aplikimit, të verifikuar. Subjekti apo përfaqësuesi i tij kryejnë depozitimin e shumave në të holla në llogarinë përkatëse bankare. ?Detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, deri më hyrjen në fuqi të këtij ligji, konsiderohen të paguara rregullisht dhe administratat tatimore nuk mund t?i kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara, për këtë periudhë në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar?, sqarohet në draft. Pjesë e deklarimit vullnetar do të jenë edhe pasuritë e tjera, të ndryshme nga shumat në të holla. Edhe këto pasuri do të deklarohen pranë strukturës përgjegjëse të parashikuar në këtë ligj.

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme

Nëse pasuritë e deklaruara janë pasuri të paluajtshme të regjistrueshme, me ligjin e amnistisë deklaruesit i krijohet mundësia për regjistrimin e tyre. Po ashtu personat fizike apo juridike, subjekte të këtij ligji mund të rideklaroje çdo element të veçantë të aktivëve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare të shoqërisë me synimin për të siguruar një paraqitje reale, të vërtetë dhe e drejtë të çdo elementi të aktivëve dhe detyrimeve të këtyre pasqyrave.

? Për çdo diferencë negative apo pozitive që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, subjektit i lind detyrimi për pagesë të tatimit sipas vlerës dhe modaliteteve kohore të parashikuara në këtë ligj. Çdo diferencë e kontabilizuar për këtë qëllim do të klasifikohet si e ardhur e patatueshme apo shpenzim i pazbritshëm për qëllime të deklaratës së tatim fitimit apo tatimit të thjeshtuar të fitimit. Shumat e detyrimeve ndaj ortakëve të shoqërisë të rivleresuara sipas dispozitave të këtij neni, mund të përdoren lirisht prej tyre për qëllime të biznesit apo personale?, përcaktohet në draft.

Po ashtu bizneseve dhe qytetarëve do t?u fallen gjobat, kamatvonesat dhe penalitetet që janë aktualisht në fuqi për regjistrimin e pasurisë që konsiderohet e deklaruar./Monitor

Lajmet e fundit nga