web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpresoj të marrë fund kjo marrëzi”/ Endri Prifti nuk i ndahet qeverisë

27 Shtator 2020, 11:08, Lifestyle CNA

Prej kohësh lokalet dhe clubet e natës janë mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid-19. Masat e marra nga qeveria bllokuan këngëtarët që të japin koncerte në klubet e natës dhe shumë prej tyre kanë shprehur ankesa pasi prej muajsh kanë mbetur pa punë.

Ndër artistët që kanë reaguar dhe kanë shprehur revoltën kanë qenë vëllezërit Prifti. Shpesh herë kanë kërkuar që të hartohet dhe të mendohet një plan edhe për artistët të cilët kanë pezulluar punën e tyre prej muajsh thuajse që nga fillimi i pandemisë.

Së fundi Endri ka bërë një status në rrjetet sociale ku shprehet se shpreson që kjo marrëzi të marrë fund shumë shpejt dhe të rikthehen sërish në skenë pasi muzika është jeta e tyre.

?Më pak filtër besoj se ja kemi dalë. Sjemi mësuar të rrimë kaq kohë të gjatë pa u ngjitur në skenë. Jeta jonë është muzika e ndërthurur me lëvizjen tonë gjithandej koncertale dhe festash familjare. Shpresojmë të marrë fund sa më shpejt kjo marrëzi e kësaj pandemie të rinisim jetën tonë profesionale sepse pa muzikë gjithc?ka është shumë pak. Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë shëndet e lumturi me shumë dashuri ?????, shkruan Endri Prifti./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga