web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i Viteses: Brojën nuk e njihja, por qenka lojtar fantastik

21 Shtator 2020, 07:58, Sport CNA

Te Çelsi nuk kishte hapësira për të sepse Lampard grumbulloi në ekip disa nga lojtarët më të talentuar të Europës. Kështu, Broja vendosi të kalojë në Holandë, te klubi ?satelit? i Çelsit, Vitese. Është vetëm në javët e para në klubin verdhezi, por 19-vjeçari po tregon se është një ?bishë? e vërtetë, duke u ambientuar dhe shënuar menjëherë.

Dy ditë më parë erdhi edhe rrjeta e parë në një ndeshje zyrtare. Ylli i kombëtares sonë u fut në lojë në minutën e 66-të dhe shënoi pas vetëm 16 minutash në fitoren e pastër 2-0 ndaj Sparta Roterdam. Ndërkohë Viteshe është në formë shumë të mirë këtë sezon, pasi ka mundur të marrë dy triumfe në dy ndeshjet e luajtura.

Pas paraqitjeve të mira të Brojës ka ardhur edhe komenti i parë nga trajneri i përkohshëm i Viteses, Eduard Sturing (zëvendëson Tomas Letsh, i infektuar me koronavirus). Ai e cilëson Brojën si një lojtar fantastik dhe duket se është surprizuar mjaft nga aftësitë e talentit tonë.

?Do të jem trajneri i Viteses për disa ditë. Brojën nuk e njihja, por çfarë futbollisti fantastik që është. Përhapja e koronavirusit ka pasur ndikimin e vet, shpresojmë t?i rikthehemi sa më shpejt normalitetit dhe të vijojmë me fitore?, deklaron Sturing.





Lajmet e fundit nga