web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Bujar Çelës/ Gjendet e djegur makina e autorëve  

17 Shtator 2020, 06:29, Kronika CNA

Pas vrasjes së Bujar Çelës, mëngjesin e sotëm në Elbasan mësohet se një makinë është gjendur e djegur në fshatin Murras.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se makina iu përket autorëve të vrasjes së 50-vjeçarit.

Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të sotëm, në Bradashesh të Elbasanit, ku Bujar Çela u ekzekutua me një breshëri plumbash nga katër atentatorë.

Dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.

Bujar Çela, është vëllai i Talo Çelës, një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Mësohet se autorët e kishin ndjekur 50- vjeçarin  dhe kanë qëlluar njëkohësisht me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Vëllai I viktimës, Talo Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së famshme të 4.6 milionë eurove në aeroport.

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës





Lajmet e fundit nga