LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

17 Shtator 2020, 06:19, Kronika CNA
Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin mafioz të 50-vjeçarit Bujar Çela, mëngjesin e sotëm në Bradashes të Elbasanit.

Burimet bëjnë të ditur se 50-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash, nga katër persona, teksa po futej në lokal për të pirë kafenë e mëngjesit.

Mësohet se viktima, Bujar Çela është vëllai i një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ai u shpall në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së f amshme të 4.6 milionë eurove në aeroport.

Sipas informacioneve, prej kohësh grupi kriminal i Rinasit është në kërkim të parave që grabitën në 2019, dhe për këtë kanë filluar përplasjet, ku Talo Çela u kishte lënë për t?i ruajtur vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj një sasi parash, dhe këta të fundit nuk ja kishin kthyer.

Tashmë Talo Çela është dhe subjekt i OFL, teksa ngjarjet ku ka qenë i implikuar dyshohet se kanë çuar në vrasjen e të vëllai, Bujar Çela, një taksist pa licencë për hakmarrje.

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

Lajmet e fundit nga