SHBA/ Ndryshimi i klimës rëndon gjendjen e zjarreve
Në tre shtetet perëndimore të SHBA rifillojnë sot kërkimet p...
Në Bjellorusi, të paktën 100,000 protestues dolën të dielën në rrugët e Minskut, në njërën nga demonstratat më të mëdha kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit, për të cilat rivalët e tij thonë se ishin të manipuluara.
Ndërsa zemërimi i publikut vazhdon të rritet ndaj zotit Lukashenko, i cili sundon në këtë vend ish-sovjetik prej 26 vjetësh, Moska i ka ofruar atij mbështetje, duke thënë se do të dërgojë në Bjellorusi trupa parashutiste për stërvitje të përbashkëta me emrin ?Vëllazëria Sllave?.
Një valë protestash ka përfshirë Bjellorusinë që prej zgjedhjeve presidenciale, që demonstruesit thonë se u fituan nga Sviatlana Tsikhanouskaya. Që nga ajo kohë, figurat kryesore të opozitës ose janë burgosur, ose janë larguar nga vendi. Zonja Tsikhanouskaya ndodhet në Lituani.
Zoti Lukashenko mohon që zgjedhjet të jenë manipuluar dhe ka thënë se pas protestave qëndrojnë fuqitë e huaja.
Një kolonë e madhe njerëzish marshoi të dielën nëpër kryeqytetin Minsk drejt ndërtesave qeveritare, duke brohoritur ?Rroftë Bjellorusia? dhe ?Ti je një mi?, parrullë e përdorur shpesh kundër zotit Lukashenko gjatë demonstratave.
Ata ndaleshin dhe thërrisnin ?fashistë? ndërsa qindra policë me mburoja kishin bllokuar rrugën. Ndërkohë në qytetin Brest, policia përdori makinat e ujit kundër protestuesve, sipas kanalit Nexta Live.
Policia tha se kishte arrestuar rreth 250 persona në Minsk. Atmosfera ishte e tensionuar, me një prani të madhe policie në disa pjesë të kryeqytetit, ku disa zona të qendrës ishin izoluar me tela me gjemba. Agjencia ruse e lajmeve Interfax njofton se pati të shtëna në ajër për të paralajmëruar protestuesit në një zonë të Minskut ku jeton udhëheqja bjelloruse.
Një zyrtar i ministrisë së brendshme mohoi të kishte patur të shtëna.
Trupa parashutiste ruse
Trazirat vijnë ndërkohë që zoti Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, përgatitet të shkojë në Rusi të hënën për bisedime me Presidentin Vladimir Putin.
Moska, një fqinjë dhe aleate tradicionale, e ka rritur mbështetjen, duke ofruar një ristrukturim të mundshëm të borxhit bjellorus dhe likuiditet bankar. Ajo ka thënë gjithashtu se mund të vërë në dispozicion trupa të policisë ruse kundër trazirave nëse është e nevojshme.
Të dielën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se do të dërgonte në Bjellorusi parashutistë nga divizioni i saj elitar Pskov për stërvitjet e përbashkëta që fillojnë të hënën dhe që do të zgjasin deri më 25 shtator, sipas një njoftimi të agjencisë shtetërore të lajmeve TASS./VOA
Në tre shtetet perëndimore të SHBA rifillojnë sot kërkimet p...
SHBA përshëndetën synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbolla...
Rastet më të shumta me COVID-19 në aeroportin e Frankfurtit ...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima dhe 98 të ...
Papa Françesku i është nënshtruar testit për koronavirus.Bëh...
Covid-19 i ka marrë jetën 7 personave që nga dita e djeshme ...
Matteo Salvini shumë vite më parë ka qenë një mbështetës i V...
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se...
Numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar ...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është treguar...
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha të premten se një...
Një raport i hartuar nga Grupi për studime juridike dhe poli...
Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit mund të shoqërohen me ...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një...
Autoritetet franceze kanë shtuar prezencën e policisë në Par...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 633 mostra d...
Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA Anthony F...
Imunologu i njohur, Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se situat...
Raportet për dhunë në familje në të paktën katërmbëdhjetë qy...
Izraeli dhe shteti i Gjirit të Bahreinit kanë arritur një ma...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...