Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Raportet për dhunë në familje në të paktën katërmbëdhjetë qytete amerikane janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19, konfirmon një studim i ri. Korrespondentja Veronica Balderas Iglesias, e Zërit të Amerikës, shqyrtoi se si virusi ka rritur rrezikun e abuzimit dhe çfarë po bëjnë viktimat dhe grupet që i ndihmojnë ata për të ndalur dhunën.
?Të gjithë thonë gjithmonë, po mirë, pse ajo thjesht nuk u largua? Duhet t’i pëlqejë disi fshehurazi ky trajtim. E vërteta është se abuzimi është një cikël?, thotë një viktimë e abuzimit në familje.
“Ishte si të jetoje me një minë me sahat” – thotë një e mbijetuar e dhunës në familje, e cila nuk donte që emri i saj të përdoret, për arsye sigurie.
?Në fund arrita në një pikë ku ndjeva që nëse nuk do të lija martesën, do të isha e vdekur brenda një viti. Sepse ai do të më vriste mua, (ose) unë mund të kisha bërë vetëvrasje, ose stresi i të jetuarit në atë situatë ishte aq i rëndë sa do të sëmuresha nga kanceri ose diçka e tillë?, thotë ajo.
Por kjo ishte para pandemisë. Puna e saj me kohë të plotë në një zyrë dhe aftësia për të pasur kontakte ballë për ballë me miqtë dhe të afërmit e ndihmuan atë të dilte nga rreziku.
Tani, me COVID-19, është më e vështirë se kurrë që viktimat e abuzimit në familje të lirohen.
“Shohim më shumë abuzues që përdorin COVID-in si një teknikë për t’u përpjekur të ruajnë pushtetin dhe kontrollin mbi viktimat e tyre. Kështu që, ata ose nuk lejojnë që dikush të largohet nga shtëpia dhe i kërcënojnë me: ‘nëse largoheni, nuk mund të ktheheni sepse do të keni COVID-in’, ose duke mos ua lejuar fare largimin nga shtëpia”, thotë Amanda Katz, e Koalicionit Hebre Kundër Abuzimit në Familje.
“Ajo që kemi vërejtur është se kemi të njëjtin numër njerëzish, por situatat janë shumë më të rrezikshme. // Ka raste që përfshijnë mbytjen, raste që kanë të bëjnë me armë zjarri, raste që përfshijnë armë të tjera. Kemi parë një rritje në këto lloj rastesh”, thotë Thomas Manion, i Qendrës për Drejtësi në Familje, në qarkun Montgomery.
Të paktën 14 qytete kanë parë një rritje në raportet për abuzim në familje, sipas studiuesve.
“Krahasuam telefonatat e bëra në polici gjatë vitit 2020 me telefonatat e bëra gjatë vitit 2019. Rritja ishte rreth 7.5% gjatë marsit, prillit dhe majit. Zbuluam se shumica e zonave dhe grupeve racore dhe grupet me të ardhura (të ngjashme) patën efekte të ngjashme. Dhe gjetëm prova të rritjeve të mëdha për familjet e reja”, thotë Emily Leslie, ekonomiste me Universitetin Brigham Young.
Ajo që i shqetëson edhe më shumë prokurorët, është se viktimat, veçanërisht të miturit, nuk mund të kërkojnë ndihmë.
“Fëmijët që mund të kenë patur mundësinë të shkojnë në shkollë dhe ndoshta të raportojnë se çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre, tani po bëjnë mësim në distancë. Pra, nuk kanë asnjë mundësi për të folur me një të rritur të besuar në shkollën e tyre, për t’i bërë të ditur se çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre”, thotë Debbie Feinstein, e Divizionit Special të Viktimave të Qarkut Montgomery, në shtetin Merilend.
Por ndihma është ende e disponueshme.
Viktimat mund t’u telefonojnë numrave të vendosur në dispozicion. Ata mund të kërkojnë urdhra mbrojtës nga autoritetet. Dhe terapistët në organizata si “Doorways” janë në dispozicion në internet.
“Ne punojmë për krijimin e një plani sigurie për të identifikuar shkaktarët, vendndodhjet e pasigurta ku partneri i tyre nxehet, zhvendosjen nga kuzhina, sepse aty mund të jenë armët”, thotë Natalie Wade, e organizatës “Doorways”.
E mbijetuara nga kjo dhunë thotë se shërimi është i mundur, por duhet guxim dhe durim për të dalë nga një cikël abuziv./VOA
Izraeli dhe shteti i Gjirit të Bahreinit kanë arritur një ma...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajriz...
Kanë kaluar gjashtë muaj që kur koronavirusi u etikua si një...
Austria ka ashpërsuar masat ndaj pandemisë, pas rritjes së n...
Djegia e kampit të refugjatëve disa ditë më parë në Greqi, k...
Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthon...
Marrëveshja për stabilizimin ekonomik ka bërë që Kosova, Ser...
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 561 mostra të...
Britania ka lidhur marrëveshjen e parë të madhe tregtare, pa...
Shtetet e Bashkuara thanë se u kanë anuluar vizat më shumë s...
Një spital Covid ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në Vad...
Vijon të mbetet e rënduar situata në Greqi, sipasojë e Covid...
Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-...
Bashkimi Evropian ka kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar me vepr...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një debati në Ko...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Rritet sërish numri i rasteve të reja me Covid-19 në Itali.S...
Në Kosovë janë siguruar 120 mijë doza të vaksinës kundër gri...
Uashingtoni është shumë i kënaqur me atë që po ndodh në nego...
Instituti i Shëndetit Publik raporton se gjatë 24 orëve të f...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...