Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në tre shtetet perëndimore të SHBA rifillojnë sot kërkimet për viktima mes rrënojave të shkaktuara nga zjarret masive, që gjatë disa javëve kanë djegur miliona hektarë.
Zjarret e pakontrolluara në shtetet Oregon, Kaliforni dhe Uashington kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe gjashtë qytete të vogla këtë verë, duke djegur një sipërfaqe me madhësinë e Nju Xhersit dhe duke shkaktuar të paktën 26 vdekje që nga fillimi i gushtit.
Pas katër ditësh tepër të nxehta, fundjava solli një mot më të qetë e më të lagësht, me erëra që frynin nga Oqeani Paqësor, të cilat i ndihmuan ekipet të luftonin me flakët.
Shkatërrimi që kanë sjellë zjarret nuk është i papritur. Ekspertët e klimës kanë dhënë alarmin prej një kohe të gjatë, thotë eksperti i zjarreve LeRoy Westerling në Universitetin e Kalifornisë, Merced.
“Prej vitesh kemi bërë modelime dhe simulime që tregojnë se po vijnë sezone zjarresh me të vërtetë shkatërrimtare, përtej asaj që kemi provuar historikisht,” tha ai.
Nxehet moti, rritet thatësira
Zjarret kanë nevojë për bimë të thata për t?u përhapur dhe ndryshimi i klimës po ndihmon në shtimin e tyre, thotë Westerling.
Rritja e temperaturave nënkupton që materialet bimore thahen më shpejt. Kalifornia dhe Oregoni tashmë kanë një rritje temperaturash mesatarisht 1,1 gradë Celsius që nga fillimi i shekullit të 20-të ndërsa shteti Uashington është rreth 0,8 gradë C më i ngrohtë, sipas Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën. Temperaturat e larta ekstreme po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, veçanërisht numri i netëve të nxehta.
Ngrohja e klimës ndikon në furnizimin me ujë gjatë gjithë vitit. Shkrirja e borës në mal është një burim me rëndësi i ujit në pjesën më të madhe të rajonit. Por sasia e borës dhe e shiut është pakësuar. Kjo do të thotë se në muajt e verës ka më pak ujë.
Gjatë viteve të fundit, stina e verës ka qenë veçanërisht e thatë. Sipas një studimi, zonat jugperëndimore në Shtetet e Bashkuara po kalojnë periudhën e dytë më të thatë në më shumë se 1.000 vitet e fundit.
Kjo gjendje klimatike po i ndëshkon ashpër pyjet e Perëndimit amerikan. Thatësira jo vetëm që ka shkatërruar miliona pemë, por ka bërë që pjesa tjetër të jetë më e ekspozuar nga infektimi i brumbujve. Brumbujt jetojnë më mirë në një klimë të ngrohtë. Ata tani po i mbijetojnë dimrave më të butë. Rezultat i kësaj janë rreth 150 milion pemë të thara dhe lehtësisht të ndezshme në mbi gati 4 milion hektarë vetëm në Kaliforni, sipas Shërbimit Pyjor të SHBA.
Faktorët njerëzorë
Njerëzit po e përkeqësojnë situatën në disa aspekte.
Zjarri është pjesë natyrore e ekosistemeve në shtetet e Perëndimit amerikan. Zjarret zakonisht përhapen në dyshemenë e pyllit, duke pastruar bimësinë midis pemëve më të mëdha, rezistente ndaj flakëve. Por prej disa dekadash, banorët dhe industritë në rajon përpiqen t?i shuajnë zjarret sa më shpejt që të jetë e mundur.
Si pasojë, pyjet janë bërë më të dendur dhe rrjedhimisht më të prekshëm ndaj thatësirës, sepse pemët konkurrojnë për ujë, thotë zoti Westerling.
Kur zjarri shpërthen, ai mund të përhapet më lehtë nga pema në pemë, duke u bërë më shkatërrimtar sesa zjarret që digjen në dyshemenë e pyllit, thotë ai.
Plus, një numër në rritje njerëzish po jetojnë në zonat pranë shkretëtirës, duke rritur rrezikun e humbjes së jetëve dhe të pronës.
Më shumë njerëz do të thotë më shumë zjarre, që vijnë nga shkëndijat elektrike, zjarret nëpër kampingje, cigaret, fishekzjarret dhe, më rrallë, nga zjarrvënie të qëllimshme.
Më shumë zjarre në të ardhmen
Ky është vetëm fillimi.
Një stinë zjarresh si kjo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe pritet të vazhdojë kështu në dekadat e ardhshme, ndërsa ndryshimi i klimës nuk ndalet, thotë Erica Fleishman, drejtore e Institutit Kërkimor për Ndryshimet Klimatike në Universitetin Shtetëror të Oregonit.
Temperaturat pritet të vazhdojnë të rriten. Reshjet e përgjthshme vjetore mund të mos ndryshojnë shumë, por pritet të përmblidhen në më pak stuhi të cilat do të jenë më të mëdha, thotë ajo.
Vera parashikohet të jetë më e thatë. “Ne tashmë kemi pasur shumë pak reshje (në verë), por pritet të ketë edhe më pak,” thotë Jessica Halofsky, drejtoreshë në Departamentin amerikan të Bujqësisë.
Ajo thotë se po t?i shtosh kësaj edhe pakësimin e reshjeve të dëborës, atëherë arrin në përfundimin se në të ardhmen do të ketë më shumë zjarre në Paqësorin Veriperëndimor. Sipas saj, sipërfaqja vjetore e djegur në të ardhmen do të jetë ndoshta dy deri në tre herë më e madhe se sa në kaluarën.
SHBA përshëndetën synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbolla...
Rastet më të shumta me COVID-19 në aeroportin e Frankfurtit ...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima dhe 98 të ...
Papa Françesku i është nënshtruar testit për koronavirus.Bëh...
Covid-19 i ka marrë jetën 7 personave që nga dita e djeshme ...
Matteo Salvini shumë vite më parë ka qenë një mbështetës i V...
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se...
Numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar ...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është treguar...
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha të premten se një...
Një raport i hartuar nga Grupi për studime juridike dhe poli...
Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit mund të shoqërohen me ...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një...
Autoritetet franceze kanë shtuar prezencën e policisë në Par...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 633 mostra d...
Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA Anthony F...
Imunologu i njohur, Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se situat...
Raportet për dhunë në familje në të paktën katërmbëdhjetë qy...
Izraeli dhe shteti i Gjirit të Bahreinit kanë arritur një ma...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajriz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...